shqiperi

Trafikantët dalin para gjykatës/ Lihen në burg 19 prej anëtarëve të grupit që kalonte klandestinët, mes tyre dy policë

Pas një seance maratonë, e nisur në orën 10 të mëngjesit të kësaj të diele, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 24 personat e ndaluar, mes të cilëve 4 efektivë policie, dhe 2 të shpallur në kërkim lidhur me grupin kriminal që trafikonte klandestinë.

19 persona u lanë në “arrest në burg” , mes të cilëve dy prej efektive të policisë Altin Hasani dhe Edmond Braha , 3 të tjerë në “arrest shtëpie”, 2 “detyrim paraqitje” dhe 2 të tjerë shpallur në kërkim

Goditja e grupit kriminal u bë pas një hetimi për një periudhë 1 vjecare në kuadër të të cilit, u dokumentua aktiviteti kriminal i një grupi të strukturuar, i cili ishte i përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e personave dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro.

Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal.

Hetimi u krye nga Policia e Shtetit, në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë./vizionplus.tv

të fundit

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

16 minutes ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

19 minutes ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

24 minutes ago

Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.…

55 minutes ago

“Rama po zvarritet se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij”, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Në protestën e 22 Dhjetorit, të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…

2 hours ago

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

2 hours ago