Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për vaksinën e AstraZeneca dhe dyshimet se shkakton mpiksje gjaku.
Tomini tha se ka një grup që hezitojnë ta bëjnë vaksinën, pavarësisht se sipas saj, ende nuk ka asgjë të konfirmuar se vaksina e AstraZeneca e shkakton mpiksjen e gjakut.
None found
“Të papriturat e vaksinës AstraZeneca, nën ndikimin e asaj që quhet efekti i padëshiruar, do të quhen të padëshiruara kur të ketë raste konkrete me efekte. Shqipëria është nën efektin e vlerësimit të situatës. Aktualisht ne kemi mbi 33 mijë vaksina të injektuara, kemi dozë të parë, duke përfshirë dhe dozë të dytë. Me dozë të dytë janë rreth 8 mijë individë, pjesa tjetër janë me dozë të parë. Është normale të kemi hezitim me fushatën e vaksinimit, por edhe panik kur ka thashetheme, por deri tani agjencitë ndërkombëtare nuk kanë deklaruar lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Hezitimi do një luftë të jashtëzakonshme të përbashkët. Por absolutisht që nuk është lënë një lënie e lirë nga qeveria dhe ministria procesi i vaksinimit. Sjellja në vëmendje e figurave publike, për më tepër kur ka hezitim, është momenti shumë i mirë kur jemi te hezitimi. Ju them se edhe aktorët kanë folur për vaksinimin. Nuk ju bë asnjë lloj favori, pasi ishim brenda hallkës së moshës +80. Ne jemi përpara faktit se nuk kemi lidhje reale përkundrejt mpiksjes së gjakut për të bërë një hap mbrapa.
Pse mjekët u vaksinuan me Pfizer dhe mësuesit me AstraZeneca, mos kjo e fundit është për të varfrit?
Në pandemi nuk ka luks, në pandemi jemi të gjithë të barabartë përballë një lufte. Ne flasim në kuadër të shëndetit publik dhe është shumë e rëndësishme për të qenë bashkë, për të dhënë mesazhin e duhur, për të mos pasur grup hezituesish. Aplikimi i vaksinave, cilado qoftë, nuk të ndalojnë vdekshmërinë nga sëmundje të tjera, mpiksja e gjakut në tërësi është patologji kardiovaskulare, që ndodh në të gjithë botën, por duhet të përllogarisim ose të masim veprimet për të cilat ne akuzojmë efekte të padëshiruara, por që nuk kanë lidhje me vaksinën, të pakonfirmuara deri tani. Nëse do të konfirmohen, në linjë është mënyra për të komunikuar mbi efektet anësore.
Marrë nga BalkanWeb
Është mbyllur pas katër orësh protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën për të 36-ën ditë me radhë,…
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se, me vendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka qenë e…
Në Clermont-Ferrand të Francës, tre kalimtarë u sulmuan me thikë nga një burrë.Ngjarja u bë e ditur nga kanali televiziv…
Cardi B ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve gjatë performancës së saj në New Orleans,u shfaq me një stil të…
Së fundmi, klubi i Dinamos ka zyrtarziuar në rrjetet sociale afrimin e mbrojtësit të majtë Erion Hoxhallari [...]Read More...
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka bërë disa kritika ndaj zhvillimeve brenda LDK-së, duke aluduar se përpjekjet për ta dobësuar kryetarin…