Tirana nuk ndalet më. Fiton derbin e Shqipërisë dhe shkon në -6 nga kreu, duke rikuperuar të tjera pikë, si për zonën europiane, gjithashtu dhe për mbrojtjen e trofeut. Bardheblutë triumfuan me vetëm një goditje në portë ndaj Vllaznisë, falë një goli të Idi Bathës, në një përballje që ishte deri diku e mërzitshme për numrin e rasteve të krijuara, sidomos në pjesën e parë, por që Vllaznia nuk meritonte kurrsesi ta humbiste.
Tirana jep sinjalin e parë me Bathën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. Moment për moviolë (8’). Vllaznia kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga futbollistët e Tiranës brenda zonës, por gjyqtari akordon faull në sulm për prekje të topit me dorë nga ana e shkodranëve. Nuk janë dakord me vendimin e gjyqtarit futbollistët e skuadrës mike
Momente paniku (26’), Vangjeli dhe Da Silva përplasen kokë më kokë gjatë një dueli brenda zonës, është dashur ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore. Për fat të mirë asgjë serioze për të dy.
E pabesueshme çfarë shpërdoron Vllaznia me Dilaver (52’). Pas tentativës Da Silvës, topi fillimisht u ndal nga portieri Bekaj, teksa shkoi te sulmuesi Dilaver, i cili ka bërë më të vështirën, duke e dërguar sferën jashtë kuadratit.
Provon edhe Jonuzi (54’) me një gjuajtje nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllë e djathtë pingule. Në të 65-tën shënon Seferi, por anulohet për pozicion jashtë loje, përsëritja tregon nëse ishte apo jo.
Në të 74-tën Idi Batha shënon për Tiranën nga goditja e dënimit, topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe shkon në rrjetë. Në të 80-tën nderpritet për shkak të mungesës së ambulancës. Vllaznia pati qarkullim, por jo rrezikshmëri deri në fund, duke mos arritur të shmangë dot humbjen e 7-të në këtë kampionat e duke zbritur në -2 nga kreu, ndërsa për Tiranën ndizet një dritë jeshile në garën për titull në një sezon që përpara uljes së Shehit në stol konsiderohej i dështuar.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…