Në një ceremoni të veçantë, autoritetet më të larta vendore të Venecias pritën sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit në çdo sektor me interes të përbashkët.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky binjakëzim do të rrisë shkëmbimet, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, por edhe në shumë fusha të tjera, veccanërisht në turizëm.
None found
“Një vizitë e shpejtë në Vencia, me të cilën do të binjakëzohemi dhe do të fillojmë një histori të re bashkëpunimi, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, meqë vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, por edhe në shumë fusha të tjera, sidomos turizmi. Kemi për të mësuar nga më të mirët. Venecia është padyshim kryeqyteti botëror i turizmit. Dua të falënderoj jo vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë ata miq italianë që mundësuan që Tirana të ketë një binjakëzim me një nga kryeqytetet botërore të kulturës dhe të turizmit”, thekson Veliaj.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie të vjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi me qytetin e Venecias, ku jeton edhe një komunitet i rëndësishëm i shqiptarëve. Ky binjakëzim do të çojë në një nivel më të lartë bashkëpunimin mes dy qyteteve, sidomos në çështjet e artit dhe kulturës, por edhe në shkëmbimin e përvojave më të mira.
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...] Read More... The post…
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…