Categories: Uncategorized

Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, artistë nga Shqipëria dhe bota prezantojnë punimet më të mira

Në Tiranë u çel Edicioni III i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, ku artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës si, India, Italia, Kina, Turqia, Uruguai, Koreja e Jugut, Kosova etj, sjellin për artdashësit shqiptarë punimet më të mira.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali solli ekspozitën e vizatimit shqiptar, me punë nga artistë të njohur, duke bërë bashkë rreth 100 vepra nga 50 artistë shqiptarë.

Të lidhura

None found

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi shoqatën “VIZart” dhe kuratorin e festivalit, mjeshtrin e akuarelit, piktorin Helidon Haliti, për kontributin e çmuar në jetën artistike të kryeqytetit.

“Një bashki e mirë ndihmon me 30 mijë pako njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, por është e zonja të sponsorizojë edhe një festival si ky, ku shfaqen mijëra vepra arti sepse duhet të kuptojmë se kemi nevojë të ushqejmë jo vetëm stomakun, por edhe zemrën, shpirtin dhe mendjen. Jam shumë krenar për Helidonin dhe faktin se pavarësisht pandemisë apo tërmetit, nëse ka përmbytje apo thatësirë, gjëja e bukur triumfon gjithmonë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo ekspozitë është treguesi më i mirë se Tirana di të ngrihet pas çdo sfide. “Sfidat janë një mundësi për t’u ngritur më të fortë dhe antidoti është arti, kultura, muzika, librat, piktura.

Teksa presim një vaksinë kundër virusit, mendoj se vaksina e shpirtit është arti dhe për sa kohë ka njerëz që investojnë në art, e ardhmja e qytetit është e sigurt. Jam krenar që kjo bashki ka qenë financuesja më e madhe e artit dhe kulturës”, u shpreh Veliaj.

Duke e cilësuar Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit si dallëndyshen e parë të ringritjes, kryebashkiaku tha se ky moment është edhe një mundësi për të treguar më të mirën tonë.

“Mund të mos biem dakord për shumicën e gjërave, por kur vjen puna te vaksina e shpirtit dhe fakti se shumë galeri private, individë apo autorë kanë nxjerrë nga arkiva e tyre këto kryevepra për t’i sjellë në këtë ekspozitë, më bën të ndihem krenar që i shërbej një prej qyteteve më bujare në historinë e kombit tonë. Mezi pres që ky festival të jetë një nga dallëndyshet e para të ringritjes. Vërtet 100-vjetori i Tiranës na gjeti me sfida, por shpresoj shumë që do ta shohim si mundësi për të treguar më të mirën tonë”, theksoi Veliaj.

Kuratori i këtij festivali, mjeshtri i akuarelit, piktori Helidon Haliti, nënvizoi se punët që prezantohen në këtë festival datojnë nga viti 2015.

“Kjo ekspozitë ka lindur me emocione të mëdha. Por, është një rrugëtim i cili nisi në vitin 2015, me bienalen e parë të Akuarelit në Tiranë dhe pati një vazhdimësi impresionuese, duke u përpjekur që çdo herë të sjellim risi, të kënaqim qytetin dhe të përfshijmë sa më shumë artistë”, tha Haliti.

Ndër mjeshtrit e huaj dhe shqiptarë të akuarelit që marrin pjesë në këtë edicion me punët e tyre në Muzeun Historik Kombëtar janë Atanur Dogan, Hong Shan, Amit Kapoor, Alvaro Castagnet, Alexandra Bryska, Artur Semofolov, Helidon Haliti, Ormira Lulani etj,.

të fundit

Ofensiva amerikane në Iran hyn në fazën e katërt, Hormuzi vijon i bllokuar/ Trump sinjalizon goditje të mëtejshme

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve brenda territorit iranian po vijojnë për të katërtën ditë radhazi, teksa klima…

11 minutes ago

Arsenali rinis kontaktet me Atletico Madridin për Alvarezin, por Barcelona mbetet destinacioni i ëndërruar i sulmuesit

Arsenali ka zhvilluar diskutime të reja me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez, megjithatë sulmuesi argjentinas…

53 minutes ago

Real Madridi synon portierin rekordmen të Botërorit, Unai Simon në radarin e klubit

Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po…

2 hours ago

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

4 hours ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

5 hours ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

6 hours ago