shqiperi

Të programuara për shpërthim në distancë/ Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4, pranga njërit nga vëllezërve, tjetri në kërkim

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa ka sekuestruar dy mina me telekomandë, ndërsa në pranga ka rënë një i ri.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave shtetasi Jesar Shabaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër), ndërsa në kërkim u shpall vëllai i tij, Jaser Shabaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Puna hetimore dhe profesionale e specialistëve të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ndjekur me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër.

Të lidhura

None found

ihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim vëllai tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës intensive për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat u bë ndalimi i shtetasit J. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër). Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J. Sh., 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

të fundit

Në Birmingham arrestohet një 32-vjeçar shqiptar, dyshohet se la vetëm fëmijët për të takuar një vajzë 14-vjeçare të njohur online

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët…

39 seconds ago

Greqia vendos pagesë për kapjen e peshkut sferik, specie helmues që po dëmton ekosistemin detar

Një përhapje e shpejtë e peshkut sferik po regjistrohet në Detin Egje, ndërsa kjo specie invazive, përveçse është helmues, po…

8 minutes ago

Meloni: S’kam qenë kurrë antiamerikane, Perëndimi forcohet kur qëndron i bashkuar

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se bindjet e saj nuk kanë ndryshuar me kalimin e viteve dhe se ajo…

8 minutes ago

Yan Diomande sinjalizon largimin nga RB Leipzigu, mes garës së PSG-së dhe Liverpoolit

Sulmuesi anësor i RB Leipzigut, Yan Diomande, ka lënë të kuptohet se largimi i tij gjatë afatit kalimtar veror është…

14 minutes ago

Nga nesër nis kufizimi veror për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Maqedonisë së Veriut

Duke filluar nga nesër dhe deri më 31 gusht, do të zbatohet ndalimi i lëvizjes së automjeteve të rënda mbi…

18 minutes ago

LSDM: Mickoski po u beson tashmë pavërtetësive që i ka thënë vetë

Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski ka filluar t'u besojë gënjeshtrave të veta. Sipas LSDM-së, Mickoski deklaroi dje se opozita…

18 minutes ago