Categories: maqedoni

LSDM: Mickoski po u beson tashmë pavërtetësive që i ka thënë vetë

LSDM vlerëson se Hristijan Mickoski ka nisur të besojë vetë gënjeshtrat e tij. Sipas kësaj partie, ai deklaroi dje se opozita po e bllokon Kodin Zgjedhor ngaqë, siç u shpreh, “ka frikë nga sukseset e Qeverisë”.

Të lidhura

None found

“Ne do të përgjigjemi me fakte dhe jo me propagandë. Së pari, në raportin e qershorit 2026, Parlamenti Europian nuk e pozicionon Maqedoninë mes vendeve më të mira të rajonit. Përkundrazi, aty shprehet keqardhje për mungesën e përparimit që nga raporti paraprak, sidomos në sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë që Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2028 dhe Shqipëria po shkon drejt përmbylljes së negociatave në vitin 2027, Maqedonia ndodhet në stagnim”.

“Së dyti, të ashtuquajturat ‘suksese’ të Qeverisë shihen çdo ditë: ekonomia është në kolaps dhe investimet kanë rënë me 60%; buxheti është pa para dhe vetëm për dy vjet shteti është zhytur në borxh me 2.5 miliardë euro, ndërsa së shpejti nuk do të ketë pagesa të rregullta të pensioneve; qytetarët presin me orë të tëra në kufi për shkak të politikës së izolimit; të rinjtë po ikin masivisht sepse mungon perspektiva evropiane”.

“Së treti, Mickoski pretendon se Qeveria i ka pranuar të gjitha propozimet e opozitës. Kjo nuk është e saktë. Nuk e dimë se kujt i referohet, sepse LSDM dhe njerëzit rreth Frontit të së Vërtetës dhe Drejtësisë janë opozita e vetme reale në Maqedoni. Çdo gjë tjetër është teatër. Mickoski e ka kthyer Maqedoninë në një shtojcë në Ballkan”.

“Së katërti, opozita nuk e bllokon Kodin Zgjedhor nga frika ndaj ‘sukseseve’, sepse të tilla nuk ekzistojnë. Suksesi i vetëm i kësaj Qeverie, sipas tyre, shihet vetëm në planin personal – te tenderët kriminalë”, thonë nga LSDM.

Tags: LSDM

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

3 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

3 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

4 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

4 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

4 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

4 hours ago