shqiperi

Të gjithë pas Durim Bamit, Hoxha: Shkoi gati në vrasjen e Berishës, i thoshte Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi aksionin SPAK-Policia e Shtetit në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist Durim Bamin, por edhe politikanëve si Ilir Meta, Tom Doshi apo Sali Berisha.

‘Papritur Durim Bami futet në mes të gjithë ujqërve dhe luanëve. Pse? Sepse nëse, është interesante fjalia nga burgu i Emiljano Shullazit, hiqeni qafe se do bëj festë edhe policia. Se ishte një personazh që i kishte ngelur në derë policisë. Ti e di që e ke aty por nuk guxon ta godasësh. Disa herë ka shkuar RENEA dhe kanë ikur, disa herë janë bërë mësymje, ajo është zonë e blinduar me kamera. Ka qëndruar ashtu. Sepse Durim Bami duke qenë kontraktor i të gjitha palëve u bë dhe sanduiç në fund fare. Një kontraktor profesionist nuk duhet ta tregojë kurrë porositësin.

Të lidhura

None found

Dhe ky duke vrarë për të gjitha palët, merrte  porosi për të vrarë dikë, por nuk e kishte problem të merrte porosi të vriste porositësin e mëparshëm. Dhe duke treguar edhe porositësin ngeli sanduiç. Mblidhen disa grupe që ta heqin qafe. Misteri si ka mundësi që ka shpëtuar gjithmonë. Sepse dispononte informacion. Kishte rol për të gjitha palët. Është një super Duman. Flas për Nuredinin. Durim Bami u bë i njohur dhe pastaj papritur u mbyll çështja. Imagjino një personazh që e merr peng Tom Doshi, e interviston dhe pranon që e ka porositur Ilir Meta me 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin.

E thërret në zyrë ministri i brendshëm Saimir Tahiri si shok. Dhe ngjarja nuk zgjidhet. Si është ngjarja që arriti deri aty sa desh u vra Sali Berisha? Që i thoshte Sali Berisha Ilir Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua’, tha Poli Hoxha.

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

2 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

3 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

3 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

3 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

3 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

3 hours ago