shqiperi

“Të fala vëllezërve atje lart”, Stresi zbulon se Lear Kurti ishte mik i tij: Sa të jetë Ardi Veliu në polici…

Arkimed Lushaj, ose siç njihet nga të gjithë si Stresi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet, ku ndërroi jetë 32 vjeçari Lear Kurti.

Me sa duket viktima ishte mik me Stresin, i cili përmes një postimi në Instagram i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të Lear Kurtit.

Të lidhura

None found

Reperi shkruan se mikut të tij, që dikur e shoqëronte në protesta kundër padrejtësive, i është marrë jeta nga padrejtësitë.

Postimi i plotë i Stresit:

“Ngushëllimet e mia familjarëve. Prej 15 vitesh njiheshim, unë në park fillova karrierën e muzikës time me ju dhe e kisha për detyrë të them dy gjëra të vogla vëllai im, të falendëroj për ato momente që kemi kaluar bashkë, ishe shok besnik shumë rob Zoti. Padrejtësia do ekzistojë për shumë kohë në Shqipëri, pabesia, skllavërimi e shumë gjëra të tjera noku… Zoti na sprovon në çdo lloj mënyre mirëpo dhimbjet janë të shumta, policiat nuk janë të gjithë dhe të mirë, por kjo që të ndodhi ty është e papranueshme sepse ia kanë marrë dorën me neve djemtë e tinj. Por do vijë një ditë që s’do durojmë dhe do jetë fundi më i keq i tyre që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Sa të jetë Ardi Veliu në polici e kam thënë prej vitesh dhe e them që ai njeri s’duhet të veshë uniformë blu, po fajin e ka tjetër kush! Të dy kemi dalë në protesta dikur e mbaj mend shumë mirë dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jetë nga padrejtësia. Lart qofsh pranë Zotit, lamumirë të fala vëllezërve atje lart”

32-vjeçari Lear Kurti vdiq pas shoqërimit nga policia, në ambientet e Komisariatit.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Tiranës së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

të fundit

Zvicra rikthen baraspeshën me Argjentinën, por Embolo lë ekipin me 10 lojtarë

Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 1-1 në pjesën e dytë, por gjyqtari Joao Pinheiro përjashtoi nga loja Breeel…

6 minutes ago

Argjentina mbyll 45 minutat e para në epërsi ndaj Zvicrës, Messi shërben për golin e Mac Allister

Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Zvicrës, në një duel të fortë dhe fizik,…

60 minutes ago

Tuchel pranon se Anglia pati fat në kualifikimin ndaj Norvegjisë

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pranoi se nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht fitores…

1 hour ago

FIFA nxjerr pamjet nga sensori: S’ka dëshmi se topi preku kabllon mbi fushë

Anglia mposhti Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, por kishte polemika për golin…

1 hour ago

Dyshime për prekjen e kabllos nga topi, debati që shpërtheu pas golit të Anglisë ndaj Norvegjisë

Anglia mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por ndeshja u…

2 hours ago

Scaloni i qëndron pranë Messit pavarësisht penalltive të humbura: Kapiteni vendos vetë nëse gjuan

Lionel Messi është një nga protagonistët kryesorë të Argjentinës në Kupën e Botës 2026. Me tetë gola të shënuar, ai…

2 hours ago