shqiperi

“Tatimi mbi pagat ulet në qershor”/ Mete: Prezantojmë disa masa lehtësuese

Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Ministri i Financave Ervin Mete, i pranishëm në forumin e CEO-ve të Dhomës Amerikane të Biznesit, u shpreh se rritja për herë të parë e vlerësimit nga “Standard&Poor’s” për Shqipërinë, nga B+ në BB- është një vlerësim i përpjekjeve për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e financave publike. Ministri Mete tha se ky vlerësim do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit.

Të lidhura

None found

“Ekonomia e vendit po kalon një moment të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe Standard&Poor’s. Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro”.

Ministri i Financave tha po ashtu se edhe detyrimet e prapambetura zbritën në nivelin më të ulët dhe se në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

“Jemi aktualisht në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe gjej rastin të ftoj edhe njëherë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Biznesit të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli. Jemi gjithashtu në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji të rishikuar për mbledhjen e të ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë, me fokus rritjen e miradministrimit fiskal dhe gjithashtu në frymën e ruajtjes së një qëndrueshmërie të legjislacionit fiskal”.

Ai e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar faktin se ky moment i mirë që po kalon ekonomia e vendit, treguesit e përmirësuar makroekonomikë, si dhe vlerësimet e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare nxisin më tej përpjekjet dhe vendosmërinë për të thelluar ritmin e reformave.

të fundit

Nënkalimi i bllokuar në “Dardania” të Tetovës, banorët presin përfundimin e punimeve

Banorët dhe bujqit që duhet të kalojnë në lagjen “Dardania” në Tetovë përballen çdo ditë me rrezikun te nënkalimi i…

31 seconds ago

Arrestohet në Vrapçisht 28-vjeçari, policia i gjen marihuanë dhe kokainë

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë nga ora 20:40 deri 21:50, zyrtarët policorë nga Ekipi mobil…

56 seconds ago

Pope Leo XIV: The death penalty violates the dignity and sanctity of human life

Papa Leoni i XIV ka kundërshtuar publikisht dënimin me vdekje, duke e cilësuar atë si një praktikë që cenon dinjitetin…

8 minutes ago

Sulm me thikë në një kolegj të Varshavës, plagosen tre persona, mes tyre dy 17-vjeçare

Tre persona u plagosën të shtunën pas një sulmi me thikë në një kolegj të arsimit të lartë në kryeqytetin…

8 minutes ago

Elbasani dhe Vora përballen në “Elbasan Arena”, nis dueli i javës së 6-të

Elbasani - VoraElbasani 0-0 Vora “Abissnet Superiore”: Java 6Stadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër kryesor: Daniel Vrapi FORMACIONET ZYRTARE:ELBASANI: Aleksovski; Lila, Lulaj, Epitaux, Antovski, Abbas,…

8 minutes ago

Trump and Putin discuss easing tensions as pathways to peace in Ukraine are examined in Miami

Lufta në Ukrainë zuri pjesën më të madhe të telefonatës së të premtes mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, sipas…

8 minutes ago