Banorët dhe fermerët e lagjes “Dardania” në Tetovë prej muajsh përballen me vështirësi dhe rrezik sa herë që duhet të shkojnë në parcelat e tyre, pasi njëri prej nënkalimeve të autostradës vijon të jetë i mbyllur. Punimet për rehabilitimin e dy nënkalimeve nisën në pranverë, por ende nuk kanë përfunduar. Për të shmangur kalimin e rrezikshëm mbi autostradën Shkup-Gostivar, banorët detyrohen të përshkojnë një rrugë rreth 1.5 kilometra më të gjatë. Ata kërkojnë nga autoritetet komunale që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt.
None found
“Kalimi këtu është tepër i rrezikshëm. Rruga duhet të përfundojë sa më parë, që të mund të shkojmë në fusha. Nuk dimë ku të kalojmë. Dalja në autostradë është e ndaluar, ndërsa kjo rrugë ka katër muaj që është mbyllur. Shumë njerëz nuk arrijnë dot te tokat e tyre dhe i kanë lënë pa punuar për shkak të kësaj situate.”
Një tjetër banor thotë se mbyllja e nënkalimit e ka detyruar të bëjë një itinerar shumë më të gjatë. “Kjo rrugë na duhet patjetër, sepse nuk kemi alternativë tjetër. Për shkak të saj më duhet të bëj një rreth të madh. Ka më shumë se dy muaj që është e mbyllur.”
Komuna e Tetovës deklaron se punimet po vijojnë në përputhje me planin e përcaktuar nga realizuesi, por nuk ka bërë të ditur një afat konkret për përfundimin e të gjithë projektit.
“Sipas informacioneve që kemi, punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në lagjen ‘Dardania’ po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar nga realizuesi. Para disa ditësh u krye lidhja me gypin qendror në rrugën që të çon në fshatin Zhelinë, ndërsa u realizua edhe depërtimi nën autostradën Shkup–Gostivar. Krahas kanalizimit atmosferik, në këtë segment është ndërhyrë edhe në tubacionin e rrjetit të ujësjellësit, duke përmirësuar furnizimin me ujë për banorët e zonës”, tha Besarta Ramadani.
Të dy nënkalimet prej vitesh konsiderohen problematike për kalimtarët. Në ditët me reshje, deri në tre automjete në ditë dëmtoheshin për shkak të ujit të grumbulluar. Gjatë xhirimeve të realizuara sot në terren, nuk u evidentua asnjë ekskavator apo punëtor duke zhvilluar punime. Kushtet e këqija atmosferike mund ta vështirësojnë më tej zbatimin e projektit, pasi gërmimet duhet të arrijnë në një thellësi mbi pesë metra./TV21/
Ministrja Fitore Pacolli njofton për masa ndaj bizneseve që kanë ushtruar veprimtari pa leje mjedisore, ndërsa paralajmëron vazhdimin e inspektimeve…
Ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë në Tiranë. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. Qytetarët që mbajnë…
Dy persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në dy aksidente të rënda të ndodhura gjatë festivaleve tradicionale…
Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, në kuadër të turit të…
Tre persona u plagosën të shtunën pas një sulmi me thikë në një kolegj të arsimit të lartë në kryeqytetin…
Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka dënuar deklaratat e Ivica Daçiqit për Kosovën, duke i cilësuar…