shqiperi

Stresi bën gati valixhet, kërkon të largohet nga “Big Brother Vip Kosova”

Pas një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku Stresi dhe Xhuli kanë qenë të lidhur bashkë me pranga, në një moment Stresi e ka humbur durimin dhe ka hequr prangat, ku është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe ka filluar me përgatitjen e valixheve.

“E kam me vetem, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, tha Stresi.

Të lidhura

None found

Në Prime-n e mbrëmshëm të “Big Brother Vip Kosova” ka pasur debate të shumta mes banorëve, ku më i ashpri ka qenë përplasja mes Vivien dhe Stresit.

Debati mes tyre ka filluar për një takim të para shumë vitesh mes tyre, ose më saktë deklarata: “E kam futur në shtëpi para 10 vjetëve.” Kjo deklaratë “shqetësoi” Vivin se mund të nënkuptohej sikur ajo dhe Stresi kanë pasur diçka para 10 vjetëve.

Pjesë nga debati:

Vivi: Stresi ka qenë para 10 vjetësh te shtëpia ime me një shoqe timen.

Stresi: Edhe një shok, dy me dy.

Vivi: Jo jo, ka qenë ajo goca ti edhe unë. Mos i dridh gjërat siç bën gjithmonë.

Stresi: Pak rëndësi ka se kush ka qenë. Se po flasim për jashtë, ti e ke thënë para 10 vjetëve e kam futur në shtëpi.

Vivi: Ti Artanit i paske thënë “pse e përmend që kam ardh te shpia jote kur je me tjetrin.” Po ti s’ke qenë me mua se unë kam aq fytyrë sa ta them që kam qenë me ty.

Stresi: S’ke qenë me mua, por unë ia kam thënë që më ke futur në shtëpi.

Vivi: Po s’ke pse përmend ti që kam thënë që të kam futur në shtëpi kur jam me Getin, sepse kështu nënkupton që kam qenë me ty dhe s’bën të flas.

të fundit

Zbutja e objektivave për makinat me benzinë dhe naftë mund të kushtojë 185 mijë vende pune në BE

Lehtësimi i rregullave të Bashkimit Evropian për emetimet e dioksidit të karbonit nga veturat mund të ketë pasoja të kundërta…

1 second ago

Mourinho: Synimi ynë është të fitojmë trofe, jo vetëm të mposhtim Barcelonën

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar nivelin e pjekurisë së ekipit për zhvendosjen e shpejtë të fokusit drejt…

2 minutes ago

Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nesër për zgjedhjet në Bërvenicë

Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…

5 minutes ago

Kurti kërkon korrigjimin e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…

8 minutes ago

U arrestua nga policia pasi foli në media, i riu rrëfen dhunën policore: Efektivi më tha “dil në protestë po ta mbajti”! Më rrahën dhe shanë (VIDEO)

Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…

11 minutes ago

Prishtina triumfon 1-0 në derbin si mysafire ndaj Llapit

Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…

14 minutes ago