Bayern Munich ka mbetur pa fitore në javën e dhjetë të Bundesligës, pasi u ndal në barazim 1-1 në fushën e vet kundër Kolnit, një rezultat që e vë në rrezik kryesimin e renditjes në elitën e futbollit gjerman.
Ndeshja nisi më mirë për bavarezët, të cilët në minutën e pestë shpërdoruan një rast të volitshëm për avantazh, kur goditja me kokë e Harry Kane u përplas në shtyllën e majtë.
None found
Pavarësisht kësaj, mysafirët e Kolnit kaluan të parët në epërsi. Në minutën e 12-të, Mikey Moore përfitoi nga pasimi i Said El Malas dhe doli vetëm përballë portierit, duke finalizuar për 1-0.
Bayern pësoi një tjetër goditje në minutën e 20-të, kur Kane u detyrua të linte fushën për shkak të një dëmtimi dhe në vend të tij hyri Tom Bischof.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany u kthye në lojë në minutën e 37-të. Nathaniel Brown mori një top të bukur nga Bischof, u fut drejt qendrës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës për 1-1.
Në pjesën e dytë, të dyja ekipet rrezikuan. Fillimisht, Lennart Karl provoi për Bayernin në minutën e 54-të, por gjuajtja e tij kaloi ngjitur me shtyllën.
Vetëm katër minuta më vonë, Kolni iu afrua golit të dytë, kur Linton Maina u shfaq i lirë para portës, por portieri Jonas Urbig priti në mënyrë të jashtëzakonshme dhe shpëtoi vendasit.
Në të njëjtën minutë, edhe Said El Mala pati një mundësi tjetër të mirë, por nuk arriti ta mposhtte Urbig.
Më pas, Kompany ndryshoi formacionin dhe aktivizoi edhe Jamal Musialan, por Bayern nuk e gjeti dot golin e fitores, megjithëse insistoi deri në fund.
Me këtë barazim, Bayern Munich ngjitet në 22 pikë dhe rrezikon të humbasë vendin e parë në tabelë, nëse Borussia Dortmund fiton takimin e vet këtë javë.
Klubi i Andorrës ka organizuar homazhe prekëse në nderim të futbollistit Jesus de Miguel, i njohur si ‘Demi’, në rikthimin…
Një moment emocionues dhe krejtësisht i papritur ka ndodhur në Parlamentin e New South Wales në Australi, ku deputeti liberal…
Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve dhe qytetarëve,…
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Arlindës dhe Editës gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova…
Pas shfaqjes së klipit të situatës mes Nichit, Fuegos dhe Arlindës, publiku ka brohoritur emrin e Nichit. “Duam fitore”, “Nichi”,…
Opinionistja Rudina Dembacaj u është drejtuar Fatlumit dhe banorëve të tjerë, duke kritikuar diskutimet e tyre të vazhdueshme për lidhjen…