shqiperi

Skandal me portalin e mësuesve, aplikacioni nuk ka as sigurinë minimale për Mbrojtjen e të Dhënave

Portali “Mësues për Shqipërinë” është kthyer në një shqetësim të madh për mësuesit e rinj që aspirojnë të bëhen pjesë e arsimit duke aplikuar nëpërmjet tij.

Në aplikacion “Mësues për Shqipërinë” mund të regjistrohesh lehtësisht duke përdorur si kod dy herë numrin personal të kartës së identitetit.

Të lidhura

None found

Por sa i sigurt është ky kod (në këtë rast ID), kur kujton që ID-të e të gjithë shqiptarve dhe jo vetem janë bërë publike nga grupi “Homeland Justice”.

Dhe për më tepër skandali nuk përfundon këtu, pasi vetë “Rrjeti Akademik Shqiptar”, të sqaron se si mund të regjistrohesh duke përdorur dy herë numrin personal në kartën e identitetit pa asnjë fjalëkalim tjetër.

Ndërkohë, pasi logohesh, sistemi nuk lejon askënd të ketë mundësinë të ndërrojë password-in e llogarisë së tij.

Kështu çdo person mund të futet me ID-në e një individi tjetër dhe t’i ndërhyjë në dosje, por dhe t’i përdorë këto të dhëna për motive të ndryshme.

Është vetë Ministria e Arsimit dhe Sportit që po e privon mësuesin nga mundësia për të mbrojtur të dhënat dhe dokumentacionin sensitiv që ka ngarkuar në portal.

Mbase znj.Evis Kushi, nuk e ka një informacion të tillë, mbase nuk është e informuar, por zyrtarët e saj duhet të dinë se ministria paguan një kosto shtesë për sigurinë kibernetike.

Në portalin e mësuesve, secili mësues ngarkon dosjen e tij personale, duke përfshirë të dhëna si: diploma, ID, libreza e punës, dhe informacione të tjera të rëndësishme.

Mungesa e një sistemi të sigurtë dhe detyrimi i vetëm për të shënuar ID-në dy herë për të hyrë në sistem e bën atë shumë të lehtë për të vjedhur të dhënat personale të mësuesve.

Pasojat e këtij mega skandali mund të jenë të rënda. Përveç shkeljes së konfidencialitetit të të dhënave personale, mesuesit janë në rrezik që të pësojnë vjedhjen e identitetit dhe të bien pre e abuzimeve.

Skandali i ruajtjes së të dhënave dhe konfidencialitetit në portalin e Mësues për Shqipërine ka shkelur Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ky ligj ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale të individëve dhe të sigurojë respektimin e privatësisë së tyre.

të fundit

Pasagjeri 48-vjeçar vdes në aksident në Durrës, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

59 seconds ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

2 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

8 minutes ago

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

20 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

21 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

26 minutes ago