Categories: Uncategorized

Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, kush favorizohet

Ministria e Arsimit ka bërë ndryshime në udhëzimin për emërimin e mësuesve, pikërisht në muajin kur vendoset për vendpunësimet në arsim.

Dokumenti i firmosur më 8 korrik ka ndërhyrë në dy çështje delikate. Së pari, cakton cili mësues duhet të qëndrojë në punë kur ulet ngarkesa mësimore në një shkollë, si dhe lëvizjet paralele që bëhen me kërkesë të mësuesve për të lëvizur nga një shkollë në tjetrën.

Të lidhura

None found

Të dyja këto procedura i nënshtrohen një procesi vlerësimi nga një komision i posaçëm, që ngrihet në shkollë dhe kryhen para se të bëhen punësimet e reja. Por, nëse për këto të fundit pikët merren automatikisht nga portali duke u nisur nga ai që ka grumbulluar më shumë nga dosja dhe testimi, te mësuesit tashmë të punësuar, çështja ndërlikohet. Për ta ka një skemë më vete pikëzimi (sipas tabelës brenda shkrimit), e cila ka dy risi.

Disa vite pas rekrutimit të mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, vitin që shkoi Ministria e Arsimit hartoi një udhëzim, që mësuesit me eksperiencë e cilësuan dhe vazhdojnë ta quajnë “famëkeq”.

Siç duket, MAS ka reflektuar. Me ndryshimet e reja, notës mesatare nga dhjetë pikë i janë lënë vetëm pesë, ndërsa kualifikimit, që s’është veçse vjetërsia në punë, nga katër pikë vlerësohet me dhjetë.

Kështu, midis një mësuesi mjeshtër që pas njëzet viteve punë gëzon shkallën e parë të kualifikimit dhe vlerësohet “mjaftueshëm” në provim dhe një tjetri me pesë vite eksperiencë me rezultate maksimale në fakultet, Ministria e Arsimit i jep përparësi të parit. Këto janë treguesit që bëjnë diferencën, pasi të dyja bashkë përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të pikëve për çdo vlerësim dosjeje për lëvizje paralele apo kur ulet ngarkesa mësimore.

Me uljen e numrit të nxënësve në klasa, janë ulur orët mësimore të mësuesve e rrjedhimisht çdo vit shumë prej tyre mbeten të papunë.

Këtë fakt më keq nga të gjithë e kanë pritur mësuesit e vjetër, që nevojitet të futen në testimin për t’u rankuar në portal, si e vetmja mënyrë për t’u punësuar.

Pjesë e dosjes profesionale që gjykon për mësuesit që ngelen jashtë dyerve të shkollës janë edhe dëshmia e njohjes së gjuhëve të huaja, nga e cila një mësues nuk merr më shumë se katër pikë, certifikatat e trajnimeve, vlerësimi i përfaqësuesve të prindërve, të psikologes dhe punonjësit social në shkollë dhe drejtorit të shkollës, që kanë përkatësisht nga dy pikë, shkruan Panorama. Maksimali që mund të mbledhë një mësues nga dosja është 27 pikë.

të fundit

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

3 minutes ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

4 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

10 minutes ago

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

23 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

24 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

28 minutes ago