shqiperi

Situata politike në Shqipëri, Skënderi: Sot deputetët “lehin” atë që ju thotë kryetari

Situata politike në Shqipëri, dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike, kjo ishte tema që u diskutua në “Breaking News” të moderuar nga Dafina Hysa.

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Arben Skënderi, theksoi se sot politika shqiptare nuk ka më politikanë, por kryetarë.

Ai theksoi se pas ndryshimeve Kushtetuese të bëra në vitin 2008-të, kryetarët e partive kanë rreguluar me ligj pozicionet e tyre, dhe të gjithë ata që kanë poshtë u binden si skllevër.

“Ju e shikoni fare mirë se ç’bëhet, deputetët i trajtjnë si delet. Këta i kanë zgjidhur me ligjin e 2008-s, prandaj njerëzit e kanë humbur besimin”, u shpreh Skënderi.

Më tej Skënderi tha se sot është për të ardhur keq kur sheh se kush është ulur në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij asnjë deputet nuk ka një ide të vetën, por dalin dhe përsërisin ato që honë kryetarët nëpër studio, apo mbledhje partish.

“Më thoni profesionin e deputetëve që dolën dhe folën, çfarë fushë ekspertize kanë, ata vetëm dalin e lehin aty ato që thonë kryetarët respektivë dhe artikulojnë të njëjtat teza”, tha Skënderi.

Ndërkohë sa i përket situatës brenda PD, gazetari Taulant Halili, në një lidhje me “SKYPE”, theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rolit të Gazment Bardhit.

Siaps tij Bardhi ka kaluar pranë Berishës për interesa personale, dhe jo për “bashkimin” e PD.

 

 

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar, do blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.…

19 minutes ago

Protestat dhe dhuna në Iran/ Ankth për Asanin dhe Lushkjen, prej një jave pa internet dhe telefona, trajneri i sulmuesit është kyçur nga frika në ambasadë

Jasir Asani dhe Regi Lushkja, padyshim po kalojnë ditë të mirëfillta ankthi në Iran, ku dy futbollistët janë pjesë e…

36 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 18 Janar 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më…

50 minutes ago

Horoskopi 18 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke…

8 hours ago

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e…

9 hours ago