shqiperi

Shqiptari rreh brutalisht shokun e verbër, i thyen krahët dhe brinjët

Një person me origjinë shqiptare ka sulmuar një të verbër 55-vjeçar dhe e ka rrahur egërsisht, duke i thyer të dy krahët dhe një brinjë, si dhe i ka shkaktuar trauma dhe lëndime të tjera të shumta.

Protagonisti, mbrëmjen e së dielës në një lokal në Cesenatico (Forlì-Cesena), është një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i njohur për zakonin e tij të dehjes dhe për sjelljet e tij të dhunshme, shkruan Ansa.

Të lidhura

None found

Të dy personat, të cilët njiheshin dhe zakonisht frekuentonin lokalin, filluan të grindeshin pas nja dy pijesh, por 61-vjeçarit nuk i pëlqeu diçka e thënë nga i verbëri dhe e goditi papritur me grusht.

55-vjeçari ka tentuar të kundërpërgjigjet.

Në këtë moment, shqiptari, pasi ka kërcënuar menaxherin dhe disa klientë të pranishëm, është larguar me skuterin e tij.

Gjithçka dukej se kishte përfunduar, por pak minuta më vonë shqiptari u kthye në lokal i armatosur me shkop, duke sulmuar dhe goditur vazhdimisht të verbrin pa mundur të mbrohej ky i fundit.
Një rrahje brutale, por që mund të kishte rezultate shumë më të këqija, nëse do ta kishte goditur në kokë.

55-vjeçari u transportua në spital me fraktura të shumta. Karabinierët që ndërhynë e identifikuan shpejt dhe bllokuan shqiptarin teksa po endej nëpër qytet me një skuter. Ndaj tij rëndon akuza për lëndime të rënda dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit./Albeu.com.

të fundit

Horoskopi 27 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Duhet të jeni më të qetë dhe ti jetoni ndjenjat me më pak negativitet. Tashmë keni kaluar disa shqetësime…

49 minutes ago

Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

Mbrëmja e sotme e “Ferma VIP” duket se nuk ka sjellë vetëm fundin e një historie të komentuar mes Indrit…

1 hour ago

Irani synon kontroll të përhershëm të internetit me ndihmën e teknologjisë kineze

Një zyrtar i lartë iranian zbuloi se Teherani ka importuar teknologji të avancuar kineze, në përpjekje për të kufizuar përgjithmonë…

1 hour ago

Tsipras ringjall të majtën greke, rikthehet bujshëm në politikë: Premtoj forcimin e demokracisë dhe transparencës

Aleksis Tsipras ka zgjedhur një rikthim të bujshëm në politikën greke duke prezantuar partinë e re ELAS, Aleanca e Majtë…

2 hours ago

Aksident me 2 të plagosur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd. Burime bëjnë të ditur se dy…

2 hours ago

Gurishta dënohet me 6 ndeshje, Vllaznia 100 mijë lekë gjobë

Komisioni i Disiplinës nuk kursehet, 6 ndeshje pezullim për futbollistin e Vllaznisë, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit…

2 hours ago