shqiperi

Shqipëria i bashkohet Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin

Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me AMA organizuan “Javën e Edukimit për Median dhe Informacionin”, duke iu bashkuar kështu Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin, një nismë e UNESCO për edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, sidomos të rinjve, me problematikat dhe sfidat e sotme në këtë drejtim. Pjesëtare e kësaj iniciative ishte edhe Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Nën lajtmotivin “Mendo, pastaj kliko!”, që njëkohësisht është një thirrje për të gjithë publikun që të mendojë në mënyrë kritike teksa ndërvepron me mediat dhe përmbajtjet mediatike, u organizuan një seri aktivitetesh në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Pogradec dhe Lezhë.

Të lidhura

None found

Rreth 250 nxënës të shkollave “Naim Frashëri”, “Aleksandër Moisiu”, “Vasil Kamami”, “Ibrahim Rugova”, “Muharrem Çollaku”, “Qemal Stafa”, “Besëlidhja”, “Luan Hajdaraga” dhe “Sinan Tafaj” patën mundësi që, përmes takimeve të hapura me gazetarët dhe trajnimeve, të merrnin informacion në lidhje me tematikat aktuale, si: funksionimi i medias, bullizimi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes online, Inteligjenca Artificiale, higjiena digjitale, lajmet e rreme, dezinformimi, teoritë konspirative dhe çregullimet e tjera të informacionit.

Pjesë e aktiviteteve të Javës ishte simulimi i redaksisë mediatike ku nxënës nga shkolla “Sinan Tafaj” patën mundësi të praktikojnë aftësitë bazë për identifikimin dhe bërjen e lajmit, si edhe të vizitonin redaksinë e televizionit A2CNN. Këto aktivitete ndihmuan pjesëmarrësit të kuptojnë se si është e organizuar dhe funksionon një media, cili është procesi nëpër të cilin kalon përgatitja e lajmit para se të bëhet publik.

Interes të veçantë ngjalli edhe konkursi “Mendo, Krijo, Eduko” ku rreth 40 të rinj sollën punimet e tyre në formate të ndryshme si video, meme, ese, filma me metrazh të shkurtër, që adresonin tema si lajmet e rreme, inteligjenca artificiale, bullizmi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes, si dhe mediat sociale.

të fundit

UN Security Council closes discussion on Kosovo; US calls for the end of UNMIK

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

4 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

4 hours ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

4 hours ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

4 hours ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

4 hours ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

4 hours ago