Astriti, i cili punon si varrmihës ka treguar një histori jo fort të zakonshme e cila lidhet me profesionin e tij.
Sipas tij, këto histori e kanë bërë të besojë se shpirti ekziston.
None found
I ftuar në “Euronews”, ai rrëfeu një rast ku mamaja e një vajze të vdekur kishte arhdur nga Italia, pasi vajza i kishte dalë në ëndërr duke i thënë se i kishin mbuluar varrin.
Sipas tij varri i vajzës ishte vërtetë i mbuluar me dhe, pasi ishte hapur një grop tjetër për një të vdekur që pritej të vinte nga jashtë shtetit.
Pjesë nga intervista:
Flor Gjini: Çfarë mendon mendon se ka jetë pas vdekjes?
Varrmihësi: Edhe ka, shpirti ekziston!
Ta shpjegoj me një rast tjetër. Po hapja një varr unë këtu, anash kishte një kalama. E hapa gropën, por ai varrimi u shty se ai vinte nga Italia dhe qëndroi gropa tre ditë hapur. Kur shkova të nesërme, gropën e kisha gati, shoh aty në parlecë dy gra dhe një burrë, po kërkonin një emër.
Shkova afër dhe më thanë kërkojmë filan emër dhe unë ua tregova. Varri ishte mbuluar me dhe dhe vetëm pjesa e pllakës kishte ngel. Kur erdhën ato, filluan duke qarë e ëma e asaj gocës. S’kishte faj se ishte hedhur dheu. I thashë sa të mbaroj do vij ta bëj xhama.
Më tha motra e saj që kjo ka ardhur nga Italia se i kishte dalë në ëndërr goca dhe i kishte thënë “hajde se më kanë mbuluar”.
Tre ditë qëndroi varri hapur dhe tre ditë i doli asaj në ëndërr, prandaj unë them që shpirti ekziston./Albeu.com/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një…
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…