Tre persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës, janë arrestuar.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “PunisheR” u bë arrestimi i K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.
None found
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.
Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/
Melsi Cereni kur ishte pjesë e KF TiranaMelsi Cereni është futbollisti më i ri i Besës së Kavajës [...]Read More...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës. Sipas informacioneve…
Numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i pabarabartë mes rajoneve, me pjesën më të madhe të…
Eksperti IT, Gent Progni në fjalën e tij në podium deklaroi se ata nuk do të gjuajnë me grushta, nesër…
Bisedimet e zhvilluara në Doha për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që synon përfundimin…
Në rrjetet sociale është shpërndarë me ritme të shpejta një pretendim sipas të cilit autoritetet në Irak kanë sekuestruar 57…