shqiperi

Sherr në një lokal në Kukës, ndërhyn policia, 41-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit.

Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Të lidhura

None found

Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, 4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/t.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22 vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Shpëtim emocionues në Kolumbi, 3-vjeçarja nxirret e gjallë pas mbi 100 orësh nën rrënoja

Një vajzë 3-vjeçare ka sfiduar [...]Read More...

2 minutes ago

Akuareli i rrallë i Pikasos, i vjedhur më 2018 në SHBA, gjendet pas 8 vjetësh në një apartament të boshatisur në Milwaukee

Një akuarel i rrallë i Pikasos, i cili u vodh nga një galeri në Milwaukee në vitin 2018, është gjetur…

2 minutes ago

Veton Tusha realizon golin e parë për Celjen

Veton Tusha ka regjistruar një tjetër moment të rëndësishëm në aventurën e tij të re në futbollin slloven, duke e…

14 minutes ago

Fiat Topolino drejt legalizimit për qarkullim rrugor, detajet që duhen ditur

Fiat Topolino, automjeti i vogël dhe simpatik i markës italiane, së shpejti do të mund të përdoret edhe në rrugët…

18 minutes ago

Flamurtari afron Paulo Estrelën pas dy sezoneve te Skënderbeu

Kategoria e ParëFlamurtari ka zyrtarizuar një tjetër përforcim për sezonin e ri [...]Read More...

20 minutes ago

Aktorët e famshëm që nuk duan që fëmijët e tyre të ndjekin të njëjtën rrugë

Ata e njohin më mirë se kushdo shkëlqimin e Hollywood-it, por pikërisht përvoja e tyre ka bërë që disa prej…

22 minutes ago