Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në një lokal në qytet, ndërmjet 4 shtetasve, të afërm të njëri-tjetrit.
Vihen në pranga 2 shtetas të përfshirë dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Sekuestrohet sendi i fortë (shufra prej hekuri) që u përdor gjatë konfliktit për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit se mesditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Kukësit, 4 shtetas ishin konfliktuar për motive të dobëta, fizikisht dhe me send të fortë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/t.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë konflikt, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve 22 vjeç dhe 41 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht shtetasit 50 vjeç dhe 35 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.
Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, shtetasi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, sendi i fortë (shufra prej hekuri) që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar…
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë. Në njoftim bëhet me…
Një ditë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në Korçë, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Dvoran.…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video të re të bisedës së tij me gazetarët në Air Force One,…
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure…
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to…