shqiperi

Shefi i ushtrisë paralajmëron që Rumania duhet të përgatitet për Putinin

Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligjore që do të lejonte vullnetarët civilë që të ndjekin trajnime ushtarake, pasi që shteti ka nevojë të përgatitet më mirë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet.

Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shefi i ri i ushtrisë së Rumanisë, gjenerali Gheorghita Vlad.

“Po, popullata e Rumanisë, sikurse e gjithë popullsia e Bashkimit Evropian, e Evropës, duhet të jenë të shqetësuar”, tha gjenerali Vlad gjatë intervistës për Shërbimin Rumun të REL-it.

“Personalisht, edhe pse jo nga aspekti i një ushtari të karrierës, mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet [në Ukrainë]. Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë Moldavia. Ne do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Jam më se i bindur se [presidenti rus, Vladimir] Putin do të përshkallëzojë politikat e tij në një të ardhme të afërt”.

Rusia nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke e sjell luftën në kufijtë veriorë të Rumanisë dhe në kufijtë në Detin e Zi.

Rumania ka shfuqizuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak më 2007, tre vjet pasi iu bashkua NATO-s dhe themeloi një ushtri profesioniste dhe trupa rezervë.

Gjenerali Vlad tha se një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht është në të dyja dhomat e Parlamentit rumun dhe debati për të pritet të zhvillohet pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen këtë vit.

“Në mesin e gjërave të tjera, ne duam të kemi një shërbim vullnetar ushtarak me afat të caktuar”, tha Vlad, duke shtuar se programi do të ishte i ndarë nga ushtarët profesionistë, por pjesëmarrësit në këtë program do të paguheshin po ashtu.

“Ne synojmë që të tërheqim moshat mes 18 dhe 35 vjeç pavarësisht gjinisë, kombësisë apo fesë, të cilët duan të veshin uniformën ushtarake. Ne duhet ta paguajmë këtë lloj shërbimi dhe të trajnojmë pjesëmarrësit për rregullat bazike të luftës”.

Shefi i ushtrisë rumune, Gheorghita Vlad, tha se një program i tillë është i nevojshëm pasi rezervistët aktualë po plaken dhe nuk do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e një konflikti ushtarak.

“Imagjinoni një 50-vjeçar duke mbajtur në shpinë një çantë ushtarake prej 80 litrash”, tha ai.

Rumania, një anëtare kyçe e kahut juglindor të NATO-s, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën.
Aktualisht, në ushtrinë e këtij shteti janë 80.000 ushtarë profesionistë.

Gjenerali Vlad, që mori udhëheqjen e ushtrisë rumune nëntorin e kaluar, tha se ky numër është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh klimën aktuale gjeopolitike dhe duhet që numri i ushtarëve të rritet për 50 për qind.

“Një numër adekuat për një ushtri profesionale rumune do të ishte rreth 120.000”, tha ai./rel

Tags: Putinrumani

të fundit

Horoskopi 22 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot, marrëdhëniet tuaja romantike mund të përjetojnë një frymë të re,…

2 hours ago

VIDEO/ Juventusi mposht Benfikën e Murinjos

Juventusi i Luçiano Spaletit, ka bërë detyrën ndaj Benfikës së Zhoze Murinjos, duke triumfuar me rezultatin 2-0, teksa falë kësaj…

2 hours ago

VIDEO/ Përmbysje spektakolare nga Barcelona dhe 22 gola në 7 sfida, bëjnë “detyrën” edhe Bayern Munich e Juventusi

Kanë përfunduar 7 ndeshjet e fundit të mbrëmjës magjike të UEFA Champions League, të cilat nisën në orën 21:00. Në…

2 hours ago

Arabia Saudite, njoftimi i pabesueshëm: Na duhet një mesfushor, paga 1 milion dollarë

Që kur Cristiano Ronaldo iu bashkua Al-Nassr, skena e futbollit në Arabinë Saudite është bërë papritur tërheqëse. Disa lojtarë të…

2 hours ago

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zbardhet marrëveshja që pritet të votohet nesër në Kuvend

Qeveria ka miratuar sot marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ndërsa Kuvendi pritet ta ratifikojë…

2 hours ago

Ditët e ftohta mbërthejnë vendin, ja çfarë pritet të ndodh nesër me motin

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

3 hours ago