shqiperi

Samiti i Diasporës, Begaj: Arbëreshët ruajtën traditën dhe gjuhën e të parëve, kontributi i tyre i paçmuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës të zhvilluar në Tiranë, vlerësoi komunitetin arbëresh duke theksuar se kontributi i tyre ëhstë i paçmuar.

Begaj theksoi se arbëreshët ruajtën me krenari traditën dhe gjuhën e të parëve, duke shtuar se ndërtimi i një marrëdhënieje të re me arbëreshët duhet të përqendrohet edhe tek shkëmbimet.

“Është mbresëlënëse dhe unikale çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Historia e arbëreshëve është histori suksesi. Arbëreshët ruajtën me krenari traditën dhe gjuhën e të parëve. Kemi personalitet shumë të rëndësishme të Rilindjes tonë, në botë është e rrallë të ndeshesh një komunitet kaq unik si komuniteti arbëresh. Shumë popuj kanë dokumente të ruajtura, por ne kemi një komunitet të gjallë. Arbëreshët kanë mbajtur gjallë një pjesë thelbësore të shqiptarisë pa kërkuar asgjë në këmbim”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit theksoi nevojën e hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

“Veprimi ynë duhet të jetë imediat dhe përgjegjësi historike, sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm”, deklaroi ai.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e një platforme gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit kombëtar, të ruajtjes dhe të përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza.

Gjithashtu, e vlerësoi krijimin e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët dhe apeloi për mekanizma që krijojnë kushte për zgjerimin e studimeve albanologjike.

Presidenti i përgëzoi nismat e përfshirjes së arbërishtes në shkolla, në programet e Rai Kalabria dhe iniciativën e Radio-Televizionit Publik Shqiptar për hapjen e një kanali televiziv për Diasporën, ku sigurisht do të promovohet edhe gjuha dhe kultura arbëreshe.

“Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organet e pushtetit vendor dhe qendror dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla, që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim”, tha ai.

Presidenti Begaj përgëzoi profesorët Francesco Altimari dhe Matteo Mandala për përkushtimin e tyre në hartimin e dosjes “Moti i Madh”, të dorëzuar për aplikim në UNESCO.

“Natyrisht, në kuadrin e bashkëpunimit nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, i cili mund të zgjerohet në fusha, si: turizmi, kultura, bujqësia, industria ushqimore apo në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”.

Si pjesë të bashkëpunimit të ri Presidenti propozoi edhe hapjen e një muzeu për Arbëreshët në Shqipëri.”Ne shqiptarët kemi nevojë për të mos harruar. E kaluara, sidomos kur i mbijeton historisë dhe arrin në aktualitet, duhet mësuar. Shembulli i arbëreshëve duhet të jetë nxitje që sot të bëjmë më shumë për Shqipërinë, jo të përkëdhelim ndërgjegjen duke u krenuar me bëmat e brezave paraardhës. Ata e bënë të tyren. Tani është radha jonë”.

Gjatë fjalimit, Presidenti Begaj ndau me të pranishmit edhe përshtypjet e vizitës së tij zyrtare disaditore në Kalabri, ku përmendi virtytet e komunitetit, si: mikpritjen, atdhedashurinë dhe ruajtjen e traditës, të cilat shpërfaqen në të gjitha ngulimet arbëreshe. Presidenti i ftoi shqiptarët të vizitojnë arbëreshet gjatë udhëtimeve të tyre në Itali dhe propozoi që shkollat shqiptare të përfshijnë në kurrikulën e tyre edhe vizita në vendbanimet e arbëreshëve për njohjen dhe edukimin e brezit të ri me trashëgiminë dhe krijimin e lidhjeve personale me arbëreshët.

të fundit

Missile hits Riyadh airport; Etihad and flydubai suspend flights, with flydubai cancellations extended through October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

3 minutes ago

Rain gradually recedes, here is what the weather will be like on Monday

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

3 minutes ago

Trump announces energy ceasefire between Moscow and Kyiv, Zelensky: I was not aware

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

4 minutes ago

Ballistic missile hits Riyadh airport, Etihad and flydubai suspend flights until October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

4 minutes ago

Trump: Russia and Ukraine agree to halt attacks on energy infrastructure

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim…

4 minutes ago

Partizani dhe Tirana përballen në derbin e madh, “Air Albania” pret supersfidën përtej 3 pikëve

Partizani - Tirana LIVEPartizani 0 - 0 Tirana1’ - Shkelmohet topi në stadiumin “Air Albania”, nis derbi Partizani – Tirana [...]Read…

4 minutes ago