shqiperi

Rriten të sëmurët me zemër dhe trajtimet me radioterapi: Mjekët parashikojnë se shtimi i rasteve do vazhdojë nga pasojat e Covid-19

Në 2021 periudhë në të cilën kulmoi pandemia nga covid-19 në spitalet publike numri i pacientëve të shtruar u rrit 17% më shumë se 2020. Nga 220,325 pacientë të shtruar në spitale në 2020, vitin e kaluar u shtruan 257,829 pacientë sipas treguesve të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 2021 ka pasur shitim të rasteve të trajtuara me sëmundje kardiologjie 25% më shumë se 2020. Nga 6,197 pacientë të trajtuar në 2020 7,756 pacientë të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në 2021 numri i tyre arriti në 7,756 pacientë. Shtim ka pasur edhe për pacientët e trajtuar me radioterapi. Në 2021 numri i tyre u rrit 20% më shumë në raport me 2020.

Mjekët parashikojnë se do të këtë edhe këtë vit shtim të rritjeve të rasteve të sëmundjeve kardiake, sëmundjeve tumorale, sëmundjeve metabolike e të tjera edhe për 2022 pas epidemisë së Covid-19. Mjeku i urgjencës Ilir Allkja tha për “Monitor” se shtimi i patologjive do të ndikohet nga dëmet e covid-19, mungesës së mjekëve specialistë në rrethe dhe faktorë të jashtëm si ndotja ambientale dhe kequshqyerja.

“Së pari dëmet nga infeksioni i koronavirusit janë të njohura e të panjohura. Në shumicën e individëve që kalojnë infeksionin viral, shfaqen çrregullime në koagulimin e gjakut, endotelin e enëve të qarkullimit të gjakut, metabolizmin e yndyrave, sheqernave etj, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Kjo sjell pasojë rritjen në numër të pacientëve kardiakë e jo vetëm.

Së dyti në Shqipëri ka mangësi themelore mjekësh e sidomos mjekësh specialistë. Sot ka plot qytete pa kardiologë, pa onkologë, pa endokrinologë, si dhe fshatra të tërë pa mjekë e infermier. Suksesi i kurimit të çdo sëmundjeje qëndron tek ndjekja e rregullt tek mjeku specialist dhe ai i familjes, tek ekzaminimet frekunente laboratorike etj. Si mund ta ndjekë sëmundjen e tij një pacient që jeton 50, 100 apo 200 km larg kryeqytetit apo një qyteti që ka specialist.

Nëse shtojmë edhe kufizimet dhe pamundësitë për ekzaminime laboratorike për shkak të dhënies me koncesion të laboratorëve, ndjekja adekuate e shëndetit të zemrës kthehet në mision tejet të vështirë.

Arsye të tjera mund të numërojmë shumë, të tilla si ndotja ambientale, ushqyerja e keqe, zbatimi i alternativës më të lirë në barnat që jepen nga shteti me rimbursim, (barna që janë tej të dyshimta) stresi, pasiguria etj”, veçon ai.

Në 2021 është shënuar rënie 3% e pacientëve të trajtuar nga spitalet psikiatrike dhe 20% rënie të rasteve të trajtuara nga urgjencat.

Pandemia po vret akoma, direkt dhe indirekt

INSTAT bëri të ditur se në janar-mars 2022, në vend u shënuan gjithsej 7,938 vdekje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia kulmoi dhe u regjistrua niveli më i lartë rekord i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, numri është 22.3% më i ulët.

Por, në raport me mesataren 2016-2019 të janar-mars, kur vendi ishte në periudhë normale, fatalitetet janë rritur me 25.3%, në një tregues që pandemia vijon të vrasë, por edhe të pasojave që ka lënë te popullata që e ka kaluar Covid-19, duke përshpejtuar rastet fatale.

Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se në tremujorin e parë 2022 ka pasur valë të Covid në vend, që është një fakt që ka shkaktuar rritje të vdekjeve shtesë. Ndërkohë ai pohon se Covid-19 ka shtuar barrën e sëmundjeve në vend, duke përshpejtuar humbjet e jetëve te personat që e kanë kaluar më herët atë.

Në total, që nga prilli i vitit 2020, kur filloi pandemia, në vend janë shënuar 16.2 mijë vdekje shtesë, në raport me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor./MONITOR/

të fundit

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

7 minutes ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

13 minutes ago

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…

38 minutes ago

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

48 minutes ago

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

9 hours ago

Rritje e madhe e Ethereum: Po i afrohet kulmit historik

Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…

9 hours ago