shqiperi

Rikthehen “Ethet e Nilit”, mjekja Dollenberg flet për simptomat, kur duhet të shkojmë tek mjeku

Mjekja Aurora Meta Dollenberg, ka folur per  OraNews.TV ne lidhje me simptomat e virozave, ku një ndër to është edhe “Ethet e Nilit” dhe se kur duhet të shkojmë tek mjeku.

“Edhe pse OBSH ka dhënë shenjat e para të alarmit në lidhje me virusin e Nilit perëndimor pasi në një % shumë të vogël të rasteve nga moshat e vogla deri në ato të mbi 60 vjeç kemi pasur në Europë, në Francë, në Greqi, në Spanjë kemi pasur rastet e para të vdekjes, kjo është një nga arsyet se edhe pse është një virus i njohur, këtë verë përbën një rrezik aktual.

Të lidhura

None found

Në Gjermani, rastet e para kanë qenë para 5 vitesh dhe këtë verë ka qenë rikthimi për herë të dytë.

Ku virus ka emigruar edhe në Ballkan, me anë të shpendëve dhe prej shpendëve pastaj me anë të pickimit të mushkonjave transmetohet nga shpendët tek njeriu. Nuk kemi një transmetim nga njeriu tek njeriu. 

 Ndryshe nga Corona apo gripi ky virus nuk ka një përhapje masive. 

Problemi kryesor që përbën nga ana mjeksore ky virus është që kur prek moshat fëmijënore shkakton në 1% të rasteve deri në infeksione në tru, që shkaktojnë paraliza e deri në vdekje. 

Rreziku i Nilit Perëndimor është aktual dhe i rrezikshëm.

Vera është një faktor predispozues për përhapjen e infeksionit dhe mbi të gjitha ujërat e ndenjura. Të gjitha zonat, ku kemi liqene ose zonat ish-moçalore të Shqipërisë së mesme kanë rrezik të shtuar pvr shpimet nga mushkonjat dhe shpimin me virusin e “Nilit”,” tha mjekja.

Tags: ethetnili

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

2 minutes ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

47 minutes ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

1 hour ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

2 hours ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

2 hours ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

2 hours ago