Raportimi në media për ndryshimet klimatike nuk është një prioritet në median shqiptare, por fenomenet e ndryshimit të klimës dhe ndikimi në jetën e qytetarëve i bëjnë këto probleme gjithnjë e më të prekshme. Kjo ishte tema e takimit të zhvilluar më 21 qershor me gazetarë, ekspertë të klimës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në populizmin shkencor, uljen e besimit te shkenca dhe besimin e rritur në teori konspirative? Ekspertët sqaruan disa nga taktikat e përdorura për të diskretituar shkencën, por edhe për të prodhuar një konsensus publik për çështje të caktuara, të cilat jo gjithnjë bazohen te e vërteta shkencore.
None found
Po kështu, nëpërmjet rasteve konkrete të TEC-eve u paraqitën disa nga sfidat e raportimit të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe përpjekjet e gazetarëve për të arritur transparencë në këtë aspekt përballë autoriteteve. Përdorimi i teknikave të propagandës shpesh bën që të anashkalohen ose të lihen jashtë vëmendjes publike edhe tema që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.
Një tjetër temë me interes ishte lufta kundër dezinformimit për ndryshimet klimatike, duke diskutuar prirjet për përhapjen e lajmeve të rreme në mediat online dhe rrjetet sociale. U diskutua edhe për sfidat që hasin gazetarët, cilësimin dhe vlerësimin e burimeve të informacionit, si dhe mënyra për ta kthyer raportimin e fenomeneve shkencore në artikuj dhe histori me interes publik.
Si do të ndryshojë raportimi në media përballë zhvillimit të inteligjencës artificiale? Sfidë mbetet detektimi i lajmeve dhe imazheve të prodhuara artificialisht, por edhe roli që algoritmet luajnë në përhapjen e informacionit që jo patjetër është prioritar apo i verifikuar për publikun. Nga ana tjetër, mjetet teknologjike e bëjnë më të qartë ilustrimin e ndryshimeve klimatike, si për shembull duke konstatuar trendin e shpyllëzimit, krijimit të hartave live për rritjen e temperaturave, treguesve live mbi shkrirjen e akullnajave; njoftimie në kohë reale mbi katastrofa si uraganet, përmbytjet, etj.
Takimi është pjesë e projektit rajonal “Forcimi i rolit të medias në adresimin e emergjencës klimatike,” të mbështetur nga Smart Balkans, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe koordinuar në nivel rajonal nga Shkolla e Gazetarisë Novi Sad.
Barcelona nuk ka lënë hapësira për gabim duke përfituar nga lëshimi i Real Madridit, duke rritur edhe më shumë distancën…
Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.Pavarësisht shumë rasteve nga të…
Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…
Një tregtar i veturave nga Ohio ka kaluar rreth 40 vjet duke krijuar në heshtje një koleksion me disa prej…
Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup,…