shqiperi

Rama vlerëson Kombëtaren në Samitin e Diasporës: Njëshat e futbollit e çuan vendin në Evropë, treguan se ç’mund të bëjmë kur bashkojmë forcat

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij së samitin e Diasporës tha se kjo ngjarje vjen në një moment historik pasi përkon me 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Teksa risolli në vëmendje kualifikimin e Shqipërisë për në Europian, Rama tha se njëshat e futbollit u bënë bashkë për të bërë ëndrrën realitet.

Të lidhura

None found

Asnjë objektiv, sado ambicioz të jetë, nuk është i paarritshëm nëse shqiptarët bëhen bashkë, thekson kreu i qeverisë ndër të tjera.

Rama: 111 thonë se është numër unik në llojin e vet. Besëtytninë flasin se 3 njëshat të bërë sëbashku, simbolizojnë fuqinë transformuese të mendimit. Për të tjerë 111 është numri i engjëjve apo i perfeksionit. Pavarësisht kontekstit që 3 njëshat bëhen bashkë, të parët këshillonin meditim te emocionet pozitive. Me këtë ogur të mirë kam kënaqësinë e madhe që t’u them të gjithëve dhe presidentes së Republikës së Kosovës, përfaqësuesve të lartë, shqiptarëve në RMV, në Malin e Zi, në komunën e Preshevës, mirë se vini të gjithë në Tiranë, në samitin e tretë të Diasporës, që përkon me 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Përtej simbolikës, ky takim dy-ditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit të cilat zhvillohen intenvisivsht jashtë këtyre seancave plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për shqiptarët. Samiti është udhëkryqi ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit si shqiptarë që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave. Si të bashkojmë ambiciet për objektivat e përbashkëta. Nuk mund ta lë pa përmendur se ky samit ndodh pak ditë pasi njëshat e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, në një skuadër, jo vetëm që e çuan Shqipërinë në Europë, por na ritreguan edhe një herë se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë forcat dhe talentet dhe mbi të gjitha kemi një strategji dhe qëllim për të fituar.

Asnjë objektiv, sado ambicioz të jetë, nuk është i paarritshëm. Nëse ka një mësim, të madh që të gjithë mund të marrin, në të gjitha nivelet, individualisht, apo kolektivisht, nga të gjitha emrat që na bëjnë ne krenar, pasi përmenden me admirim, në një botë të madhe, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe se mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin./albeu.com 

të fundit

Mbrojtja e të akuzuarve për rastin e Ibër-Lepencit e cilëson aktakuzën e PSRK-së të paligjshme dhe të njëanshme, duke kërkuar dëshmimin e pafajësisë

Mbrojtësit e tre të akuzuarve për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor…

43 seconds ago

Venezia zyrtarizon Albion Rrahmanin, sulmuesi shqiptar firmos deri në verën e 2029

Albion Rrahmani kundër Slavias së PragësAlbion Rrahmani është futbollisti më i ri i Venezias [...]Read More...

2 minutes ago

Mourinho përgatit takim vendimtar me Valverden për të sqaruar të ardhmen dhe për të ulur tensionet

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë personalisht përsipër të qetësojë situatën e krijuar rreth mesfushorit Federico Valverde, sipas…

3 minutes ago

Krimi i rëndë në Shkodër/ Burri vrau me gruan, zbardhen emrat e autorit dhe të viktimës (EMRAT)

Këtë të enjte 9 korrik 2026, rreth orës 13:30, një krim në familje ka ndodhur në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake,…

7 minutes ago

Caught driving at 168 km/h on the Tetovo–Gostivar route, driver from the Skopje region detained

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:15 në rrugën Gostivar - Tetovë, në kryqëzimin pranë…

7 minutes ago

RTK Union Writes to Kurti and Haxhiu: Salaries Have Not Been Paid, Immediate Institutional Response Sought

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës, i është drejtuar me një letër, u.d presidentes, Albulena Haxhiut, dhe, kryeministrit në…

8 minutes ago