Categories: kosovë

Mbrojtja e të akuzuarve për rastin e Ibër-Lepencit e cilëson aktakuzën e PSRK-së të paligjshme dhe të njëanshme, duke kërkuar dëshmimin e pafajësisë

Në fjalët hyrëse para gjykatës, mbrojtësit e tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq si dhe Igor Dimiq, kundërshtuan aktakuzën e Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar atë të njëanshme dhe në kundërshtim me ligjin. Ata përfaqësohen nga avokatët Nebojsha Vllajiq, Millosh Deleviq dhe Jelena Kripokapriq.

Të lidhura

None found

I pari që paraqiti qëndrimin e mbrojtjes ishte avokati Nebojsha Vllajiq, mbrojtës i Jovan Viqentijeviqit, i cili fillimisht e dorëzoi fjalën hyrëse me shkrim dhe më pas e shtjelloi atë para trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Vllajiqit, arsyeja pse qytetarët i drejtohen gjykatës është pritja për drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës.

Ai theksoi se gjykata ka detyrim të jetë objektive, e paanshme dhe ta zhvillojë procesin në mënyrë të drejtë, duke shtuar se i njëjti obligim vlen edhe për Prokurorinë. Siç tha ai, neni 7 i KPP-së parasheh se “prokurori është i obliguar të vërtetojë faktet në favor dhe dëm të të pandehurit me kujdes të njëjtë”. Vllajiq shtoi se mbrojtja ka propozuar dhjetë prova.

Avokati deklaroi se prokurorit i pengon fakti që i pandehuri po ushtron të drejtën ligjore për të mos folur, por sipas tij nuk i pengon ajo që po thuhet tani.

“I pandehuri do të flasë por jo derisa prokurori i fsheh të gjitha dhe refuzon t’i administrojë provat tona”, tha ai.

Më tej, Vllajiq vlerësoi se aktakuza është hartuar në mënyrë të njëanshme, të palejueshme dhe të paligjshme.

“Mjetet të cilat i bartin të pandehurit i quan jolegale edhe pse asnjë ligj nuk i ndalon që të mbahet thika, radio. Secili qytetar ka maska dhe uniforma, I tërë konstruksioni i bashkëkryerjes mes Jovanit dhe Dragishës është i gabuar dhe i kundërligjshëm, këso raste në gjykatën e Kosovës nuk ka”, deklaroi ai.

Sipas tij, dy vëllezërve u janë sekuestruar armë veç e veç, ndërsa akuzohen për armëmbajtje pa leje në bashkëkryerje, gjë që, siç tha, e bën më të rëndë kualifikimin penal, me dënim dyfish më të ashpër.

Ai kundërshtoi edhe kualifikimin për spiunazh, duke thënë se ai është bërë në kundërshtim me ligjin dhe se duhet të ekzistojë një sekret shtetëror për t’u përmbushur ky element. Sipas tij, sekret shtetëror nuk është pamja e bazës së Policisë në Zubin-Potok, as vendndodhja e patrullës së policisë dhe as kush është drejtor i Policisë, pasi sekreti është diçka e përcaktuar me ligj.

Qëndrimin e paraqitur nga avokati i tij e mbështeti edhe vetë i akuzuari Jovan Viqentijeviq.

Edhe avokati i Dragisha Viqentijeviqit, Millosh Deleviq, e dorëzoi me shkrim fjalën hyrëse.

Gjatë paraqitjes së saj, Deleviq tha se, megjithëse e kanë lexuar aktakuzën dhe e kanë dëgjuar fjalën hyrëse të prokurorit, ende nuk e ka të qartë se çfarë veprimi konkret pretendohet të ketë kryer klienti i tij.

“Çka konkretisht ka bërë ai atë ditë nëse dikush në sallë e ka të qartë, ju lus që pas seancës të më ndaloni dhe të ma sqaroni se çfarë ka bërë ky njeri. Kjo aktakuzë dhe kjo çka ka deklaruar prokurori speial përshkruan ngjarjen që ka ndodhur atë ditë. Me të vërtetë nuk e di deri ku gjykata e shkallës së pare do të tolerojë që PSRK të paraqesë aktakuzë me këso lloj përmbajtjesh dhe deri kur do të tolerojmë që këto aktakuza të hyjnë në fuqi dhe të vijnë në shqyrtim gjyqësor”, tha Deleviq.

Ai shtoi se në dispozitivin e aktakuzës përdoren formulime të përgjithshme dhe kolektive, si “kanë ardhur”, “kanë vendosur eksploziv”, “e kanë ndezur fitilin”, por pa u sqaruar se cilin nga këto veprime e ka kryer konkretisht Dragisha Viqentijeviq.

“Në lidhje me Dragisha Viqentijeviq supozohet se ekziston prova se dheu/balta në çizme janë nga vendi i ngjarjes, mirëpo nuk kemi vërtetuar në bazë të ckaje PSRK vërteton se ato çizme janë me pronësi të Dragisha Viqentijeviqit duke mos propozuar as ekspertin i cili e ka përpiluar këtë ekspertizë që të kishim të drejtë t’i paraqesim pyetje apo ta kontestojmë këtë gjetje apo konstatim të ekspertit”, tha Deleviq.

Sipas tij, gjatë administrimit të provave, Prokuroria nuk do të arrijë të provojë fajësinë e Dragisha Viqentijeviqit, pasi nuk dihet se cili veprim konkret i atribuohet atij.

Deleviq bëri të ditur se mbrojtja do të propozojë së paku katër dëshmitarë për të vërtetuar albininë e tij, si dhe do të kërkojë sigurimin e dy incizimeve nga KEK dhe në Zubin-Potok.

Ai u shpreh gjithashtu se Ernestit nuk i takon statusi i personit të dëmtuar, pasi, sipas tij, ai nuk e ka pasur obligim të ndodhej në vendin e ngjarjes.

Edhe Dragisha Viqentijeviq deklaroi se e mbështet plotësisht fjalën e mbrojtësit të tij.

Nga ana tjetër, avokatja Jelena Kripokapriq, mbrojtëse e Igor Dimoviqit, tha se klienti i saj akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi sipas fjalës hyrëse të prokurorit, në dhomën e tij janë gjetur disa sende që Prokuroria i konsideron armë dhe pajisje ushtarake.

Ajo tha se në aktakuzë paraqitet e kundërta.

“I mbrojturi im është koleksionist i flaktë i gjërave të vjetra që përfshijnë edhe sende të amvisërive të vjetra, të cilat janë të rralla dhe nuk bëhet fjalë as për armë dhe as pajisje ushtarake. Mirëpo, Policia siç shihet qartë në atë moment i cili ka qenë realisht moment për panik, i ka bastisur shtëpitë në afërsi të kanalit të Ibër-Lepencit, e që shtëpia e të mbrojturit tim është në afërsi të atij kanali”, tha ajo.

Sipas Kripokapriqit, kjo është arsyeja pse sendet e gjetura në shtëpinë e Dimoviqit janë marrë si prova të vlefshme.

“Sepse në fillim kur e ka marrë në pyetje Policia, atij i është vënë në barrë vepra e terrorizmit, ku nga ana ime mund ta falënderoj prokurorin sepse kur kemi dorëzuar provat të cilat e provojnë albinë e të mbrojturit tim dhe provat për gjendjen e tij shëndetësore, e ka eliminuar këtë vepër penale ashtu që në aktakuzë qëndron vetëm vepra e cekur”, tha Kripokapriq.

Në përfundim, ajo deklaroi se do të provojnë me fotografi çfarë lloj sendesh ka koleksionuar klienti i saj dhe se ato nuk paraqesin rrezik për askënd.

“Ato janë pjesë të parëndësishme, të ndryshkura nga ndonjë armë që kush e di se ku është përdorur dhe se këtu nuk ka vepra që duhet të sanksionohen”, tha avokatja.

Pas përfundimit të fjalëve hyrëse të palëve në procedurë, seanca u ndërpre për të vijuar në një datë tjetër.

të fundit

10 kombëtaret që zhgënjyen më shumë në Botërorin 2026, nga Gjermania te Brazili

Botërori 2026 ka dhuruar surpriza të mëdha, rezultate të papritura dhe eliminime që pak kush i kishte parashikuar. Ndërsa skuadrat…

2 minutes ago

Sibel Halimi mohon nënshkrimin e iniciativës për shkarkimin e Abdixhikut

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi para mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se nuk…

3 minutes ago

Konjufca takon Edmondo Ciriellin, diskutohen integrimi në BE, NATO dhe formimi i qeverisë së re

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin e Punëve…

4 minutes ago

ATK nxjerr versionin e përditësuar të EDI-së, aktivizohet shërbimi “Kërkesë për Fiskalizim”

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka publikuar versionin e ri të Sistemit Elektronik “EDI”, i cili sjell një shërbim të…

4 minutes ago

Ky është 62-vjeçari që qëlloi për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij në Shkodër

Personi që shihni në foto, është 62-vjeçari Shtjefën Ziçi, i cili vrau mesditën e kësaj të enjteje vrau me armë…

6 minutes ago

Heat at the Palace of Justice disrupts hearings as climate control system continues to cause problems

Temperaturat e larta në sallat gjyqësore po vështirësojnë mbajtjen e seancave në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ndërsa në disa…

10 minutes ago