Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të seancës plenare dhe raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit që nuk zgjati më shumë se 3 minuta është ndalu të flasë për mediat jashtë Kuvendit.
Rama zbuloi hapat që do të ndjekë PS, duke u shprehur se nëse nuk do të ketë emra nga opozita as në raundin e tretë do të mblidhet kryesia e partisë për të bërë diskutime kontrete.
None found
Sa i përket formulës së Alibeajt, kryeministri u shpreh totalisht kundër.
“Ne jemi në një fazë shumë të avancuar dialogu dhe bashkëpunimi me fqinjët. Ne do ia dalim të realizojmë atë që kemi qëllim duke trajtuar me respekt. Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri që përmbush detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës.
Nuk kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj çudish. E kemi gjithnjë e më të qartë që nuk kemi partnerë. Politika është ndërveprim. Është dialog. Është shah.
Dhe në të gjithë atë që është politika fjala nuk kam besim dhe iki në drejtim të paditur nuk ka lidhje me politikën. Kemi pasur dy zgjedhje kur ishim në opozitë. Kur ne nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm vota për ta ulur në tryezë palën tjetër. Ne përsëri u ulëm. Dhamë opsione dhe diskutuam opsione. Ne nuk humbëm në atë proces. Opozita nuk është aty për të imponuar ose kështu si them unë ose nuk ka.
Presidenti Meta nuk ka qenë asnjëherë asgjë tjetër përveçse pjesë e opozitës. Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me kryesinë e partisë. Sigurisht nuk do e lëmë vendin pa president”, u shpreh Rama
Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e…
Gazetarja e emisionit “Review”, Matilda Braho, ishte në Ndërfushaz të Mirditës, në vendin ku një atentat i mirëorganizuar i mori…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën foli Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria,…
Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e…
Përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë hyrë në një fazë të re.…
Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe skenaristes së re greke Maria…