shqiperi

Rama: Pa PS nuk do të kishte Reformë në Drejtësi, anglo-amerkanët këtu ishin dhe para 2013-s

“Asnjë cic-mic ballkanik apo gërr-gërr perëndimor, nuk e vonon dot Shqipërinë për anëtarësimin në BE”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS.

Rama foli edhe për reformën në drejtësi për të cilën tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013 nuk do të ishte arritur.

Të lidhura

None found

“Nëse do të ishte një produkt eksporti i detyrueshëm, BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera të rajonit. Janë dy vende të tjera të NATO-s ën Ballkan është edhe një vend tjetër që nuk është i NATO-s, por pro amerikan që është Kosova. Pse se kanë importuar që e sjellin me aeroplan. Sot iu thonë merrni shembull Shqipërinë se si bëhet pastrimi i drejtësisë. Ata që thonë të kundërtën, çdo punë të mirë që bëjmë ne thonë e solli koha, çdo gjë që nuk shkon thonë se e kemi bërë ne. Jam dakord me të dytën por me të parën jo. Këtë transformim nuk e solli koha, por PS. PS nuk e solli Amerika dhe as Europa, por populli shqiptar”, shtoi më tej Rama.

Rama gjithashtu nënvizoi se nuk mjafton që vetëm Shqipëria të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE, por edhe BE duhet të jetë gati, pasi sipas tij ka probleme të brendshme.

“Që të integrohesh në BE, duhet të bëhesh ti gati për BE, por duhet të bëhet BE gati për ty. Pra duhet që 27 shtete anëtare të BE të mos kenë asnjë arsye të brendshme apo 27 qeveri të mos kenë asnjë arsye të brendshme të mos nxjerrin bishta”, theksoi kryeministri Rama. Tani ka dalë Greqia me arsyen e mosarsyes së saj për rastin që dimë që nuk ka asnjë lidhje me BE, apo me kushtet apo me ndonjë mangësi të Shqipërisë në këtë fazë të negociatave ku Shqipëria ka shkëlqyer, nesër mund të dalë dikush tjetër. Por përse për këta do ta prishim gjakun ne? Nuk duhet ta humbasim kurrë busullën ku BE, Europa është amaneti ynë dhe është borxhi historik që të gjithë udhëheqësit i kanë pasur gjeneratës tjetër dhe këtë borxh kjo forcë qeverisëse do ta shlyejë.

Shqipëria e gatshme si shtet anëtar i BE, përpara se ti duhet Francës, Holandës, Gjermanisë, Greqisë, nda duhet ne, fëmijëve tanë. Ne duhet të sigurojmë progresin pa kthim për një shtëpi të përbashkët me drejtësi europiane dhe këtu vijmë tek garancia e dytë për pakthyeshmërinë e progresit të madh që kemi nisur. Të garantojmë lirinë dhe barazinë e konkurrencës si edhe meritokracinë. Reforma që ne ndërmorëm për drejtësinë ishte iniciativa më e mirë. Asnjëherë askush nuk e ndërmori një reformë të tillë dhe përcakton vijën ndarëse mes demokracisë funksionale dhe çdo forme tjetër. Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS dhe fitoren tonë të 2013 nuk ka angloamerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri”, tha Rama. 

Tags: edi rama

të fundit

Pse shtetet me popullsinë më të madhe nuk arrijnë të jenë pjesë e Kupës së Botës?

Kur Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Algjerisë, mijëra tifozë në kryeqytetin…

2 hours ago

Sistemi “One Pedal Drive” po ngjall shqetësime për shtimin e aksidenteve me automjetet elektrike

Automjetet elektrike sjellin shumë përparësi, si drejtim më të qetë, përshpejtim të shpejtë dhe konsum më efikas të energjisë. Megjithatë,…

3 hours ago

Audi përgatit një kthesë të fortë në kabinë, rikthen më shumë kontrolle fizike

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi po përgatit ndryshime të mëdha në dizajnin e kabinës së automjeteve të tij. Kompania pritet…

3 hours ago

Middle East conflict/ US announces sanctions against Tehran in response to new attacks in the Strait of Hormuz

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…

3 hours ago

March in Tirana stops near Embassy Street, protesters demand Rama’s departure: Corrupt!

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…

3 hours ago

Rokas from Kičevo: Without recreational spaces for young people, the solution cannot remain casinos and betting shops

Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…

3 hours ago