Kryeministrti Edi Rama ka kërkuar që SPAK të hetojë Sali Berishën, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata disa muaj më parë.
Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.
None found
Sipas kreut te qeverisë ajo deklaratë është një “gurë në qafë” për Shqipërinë dhe se numk mund të rrijë pezull.
“Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, e të tjerave, jo e jona… sot akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. jo për një njeri po për krejt Shqipërinë
Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose ska.
Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë. Ka bazë s’ka bazë
Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka“, tha Rama.
Kosova ka dorëzuar kërkesën e parë zyrtare për lirimin e fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të…
Deputetja e OBRM-PDUKM‑së, Biljana Kuzmanoska, në konferencën e sotme për media informoi se është në proces thirrja publike e Qeverisë…
Një 18-vjeçar në Britani është dënuar me tre vjet heqje lirie, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, duke e…
Reagimet e ashpra ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh për spastrim etnik të Kosovës në…
Tre persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet ruse me bombardime në qytetin e Zaporizhias, në pjesën juglindore të Ukrainës.…
Një detaj mjaft interesant është fotografuar pasditen e sotme përgjatë zhvillimit të protestës në ditën e saj të 47-të përpara…