shqiperi

“Rama ka firmosur për ndarjen e Kosovës sipas oreksit të Serbisë”, Berisha: Fati i tij është i lidhur jetë a vdekje me Vuçiçin

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka akuzuar kryeministrin Rama se është argat i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Nga Kuvendi, Berisha tha se ata kanë për qëllim vetëm ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb.

Të lidhura

None found

Berisha: Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb. Sipas projektit të serbomadhisë. Ne ramë dakord për një rezolutë, në të cilën mbështetet pikë  për pikë, nen për nen rezoluta e Kuvendit të Kosovës. Kurse kreu juaj, Pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit, argati i Vuçiçit, këtu në një fjalim të stilit të Muamer Gadafit, një orë e gjysmë, bëri gjithçka për të vazhduar përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sulmoi egërsisht kryeministrin e Kosovës. Përsëri shpalli projektin e ndarjes së Kosovës, të vendosjes së veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it. Përsëri përsëriti tezat e Vuçiçit për tokën e askujt. Përsëri foli për dallime ideologjike.

Më tej, Berisha tha se “fati i kryeministrit Rama është i lidhur për jetë dhe vdekje me atë të Aleksandër Vuçiçit.” Sipas Berishës, kreu i qeverisë është peng dhe argat.

Berisha: Po ai është pazgjidhshmërisht i lidhur me padronin e tij. Në histori, ky është i vetmi në Europë, që jashtë çdo lloj turpi, shpall Vuçiçin si faktor paqeje. A e dëgjoni që nuk përmend ndonjëherë Serbinë, në një kohë kur rezoluta që do votojmë, fillon me agresionin e Serbisë në Kosovë, vazhdon me agresionin e Serbisë në Kosovë? Guxon ky ta përmendë Serbinë? Jo mo kurrë. Ky është peng, ky është argat, ky ka firmosur diku për të ndarë Kosovën me oreksin e Serbisë./Albeu.com

të fundit

Ivan Perisic arrin një tjetër rekord historik dhe vendoset përkrah Messit në Kupën e Botës

Ivan Perisic shënoi për t'i dhënë Kroacisë epërsinë kundër Portugalisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, por kroatët…

12 minutes ago

Mickoski: Ka ende hapësirë për marrëveshje për mënyrën e votimit të diasporës

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski përsëriti sot se pret që raporti i qershorit i BE-së të jetë më i miri,…

12 minutes ago

Donika Gërvalla nderon figurën e Ymer Elshanit gjatë vizitës në Shtëpinë Muze në Poklek të Drenasit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani në Poklek të…

20 minutes ago

Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, duhet ndërhyrje urgjente

Sapo ka nisur sezoni i perimeve të fushës, por për fermerët e Frakullës në Fier situata është alarmante. Megjithëse prodhimet…

29 minutes ago

Wanted for Call Center fraud, Granit Pepnika arrested in Dhërmi

Granit Pepnika, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që iu zhvati 50 milionë euro qytetarëve evropianë…

37 minutes ago

The Zvërnec Project / Kushner Company to FT: Its future will ultimately be determined by Albania and the Albanian people

Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan, është bërë temë e diskutimeve të gjera në median…

38 minutes ago