shqiperi

Qeveria miliona euro shtesë për KQZ, dy bashki të tjera me votim dhe numërim elektronik

Qeveria ka vendosur një fond shtesë për KQZ-zë.

Albeu.com mëson se fondi shtesë do të shkojë për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Të lidhura

None found

Përveç Vorës për të cilën janë fondet në buxhet, qeveria ka dhënë fonde të tjera për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik edhe në dy bashki të tjera, për të cilat vendimmarrja i takon KQZ. Dy bashkitë e tjera pritet të jenë Kamza dhe Elbasani.

Njoftimi:

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023,MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 14 MAJ 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, tëligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:

a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet:a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.

/Albeu.com/

të fundit

Të nxehtit mund të sjellë pasoja të rënda, mjekët paralajmërojnë edhe për gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre.…

14 seconds ago

Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit

Zjarri i rënë në zonën e Koxhasit, në Shijak është shuar dhe flakët janë vënë nën kontroll. Zjarri ra në…

3 minutes ago

Shenjat që paralajmërojnë se trupi nuk po merr ujë sa duhet

Dehidratimi jo gjithmonë shfaqet përmes etjes. Shpesh, organizmi sinjalizon nevojën për ujë në mënyra më të fshehta, përmes nivelit të…

4 minutes ago

Anthony Gordon po kthehet në kartën vendimtare të Anglisë në Kupën e Botës 2026

Anthony Gordon po shndërrohet në një nga armët më të rëndësishme të Anglisë në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi anësor,…

6 minutes ago

Criminal complaint against two people from Skopje, suspected of “tax evasion”

SPB e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër E.S. (57) nga Shkupi dhe një personi juridik nga Shkupi për shkak të…

30 minutes ago

Ministry inspects works on the bridge over the Iber, says implementation is proceeding according to plan

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja e rregullt e projekteve infrastrukturore në terren, ndërsa punimet…

31 minutes ago