shqiperi

Qeveria bën gati amnistinë për të burgosurit, PD: Do të përdoren në zgjedhjet lokale

Maxhoranca ka paralajmëruar miratimin e një amnistie penale në fund të këtij viti, por pa dhënë detaje se sa të burgosur do të përfitojnë.

Sipas opozitës, kjo nismë e qeverisë vjen në këtë moment kur vendi po i drejtohet zgjedhjeve lokale dhe të burgosurit e liruar nga burgu mund të përdoren për të mbledhur vota.

Të lidhura

None found

“Duke qenë se në vitin që vjen është shpallur data e zgjedhjeve lokale a ka një studim lidhur me amnistinë apo është diçka që do bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? A ka ndonjë gjë të studiuar apo ka diçka që do shpërthejë para zgjedhjeve?”, tha Ferdinand Xhaferri i PD-së.

Në përgjigje të tij ministri Manja u shpreh se “Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë amnistia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që s’ka lidhje me zgjedhjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejten e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve”.

të fundit

Llapi kërkon pikët e para ndaj Dukagjinit, publikohen formacionet zyrtare

Llapi dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Albi Mall Superligën…

40 seconds ago

Foto+Video/ Phantom-i grek rrëzohet në Tanagra, avioni 2,4 milionë dollarësh përfshihet nga flakët

Avioni që u rrëzua sot, në bazën ajrore të Tanagrës gjatë Athens Flying Week 2026, ishte një McDonnell Douglas F-4E…

6 minutes ago

E rëndë në Malësi të Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lëpushë të Kelmendit, Malësi e Madhe, ku një 40-vjeçar ka…

11 minutes ago

Luka Modriç do të vijojë të luajë për Kroacinë edhe pasi të mbushë 41 vjeç

Federata Kroate e Futbollit ka konfirmuar se ylli i Milanit, Luka Modriç, do të vazhdojë të përfaqësojë ekipin e tij…

18 minutes ago

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, Putin shpall armëpushim tre-ditor me Kievin

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një pezullim tre-ditor të sulmeve ndaj Kievit, duke nisur nga mesnata, në një lëvizje…

25 minutes ago

VIDEO+FOTO/ Aksident i rëndë në shfaqjen “Athens Flying Week” në Greqi, rrëzohet një avion luftarak F-4 Phantom! Dy pilotët të zhdukur

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore “Athens Flying Week”, që po zhvillohet në Tanagra të Greqisë, ku…

29 minutes ago