Aktori i dashur për publikun, Gentian Zenelaj, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” se para se t’i hynte botës së aktrimit dhe televizionit, ka punuar në ndërtim në Shëngjin.
E teksa intervista po bëhej pikërisht në bregdetin e Shëngjinit, aktori i njohur tregoi një histori të shumë viteve më parë kur punonte në ndërtim, edhe pse 17 vjeç.
None found
Genti tha se bregdeti ishte shumë më ndryshe sesa sot dhe dikur e kanë ndaluar dy policë për t’i kontrolluar çantën në të cilën mbante bukën, pasi dyshonin se kishte dinamit.
“Kam një skenë epike. Ka qenë periudha e 1996 kur punoja në ndërtim, isha i ri. Dilja nga shtëpia ime shkoja në bregdet dhe shkoja në Kune, ku kishin nisur të ndërtoheshin vilat e para. Kisha çantën e bukës dhe bluzën me vete. Dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin, kthej kohën dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thonë mos lëviz. Unë atëherë mund të isha 17-18 vjeç, më thanë hap çantën mos lëviz policia kontroll. Ishte periudha kur njerëzit hidhnin dinamite. Kishte kontrolle se nuk ka pasur kaq njerëz sa sot. E kam episod shumë interesant. Ato policët i takoj edhe sot, i kam miq. Kisha vetëm bukën, po shkoja në ndërtim”, tha Zenelaj.
Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…