shqiperi

Pse shqiptarët po lindin gjithnjë e më pak bebe? Sociologia flet për fenomenin

Në Shqipëri, numri i lindjeve po shënon vetëm rënie. Këtë tremujor krahasuar me atë të një viti më parë kanë ardhur në jetë rreth 1600 bebe më pak ose gati me 20% rënie.

Pas kësaj qëndrojnë një sërë arsyesh që na i artikulon sociologia Entela Binjaku.

Të lidhura

None found

“Një nga arsyet kryesore është emigrimi i pandalshëm dhe kryesisht i rinisë dhe i moshës riprodhuese. Kostoja për të mirëpritur dhe miredukuar një fëmijë, nga viti në vit vetëm rritet dhe kjo në kushtet e pagave të ulëta, të pamjaftueshme dhe të pasigurisë në vendin e punës, bën që shumë të rinj të hezitojnë të ndërmarrin këtë vendim të rëndësishëm“, thotë sociologia Entela Binjaku.

Problemet me fertilitetin që po i hasim gjithmonë e më shumë si tek meshkujt edhe te femrat, janë një arsye tjetër që ndikon në uljen e lindjeve.

Me kalimin e kohës struktura e familjes shqiptare ka ndryshuar. Çiftet jetojnë më vete dhe ngurrojnë të bëhen me fëmijë, pasi nuk kanë dikë që t’i ndihmojë.

Të bën përshtypje që tre qarqet Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë lindshmërinë më të ulët. Por unë do të thosha se kjo po ndodh në gjithë vendin, shohim zona që po braktisen më shpejtësi nga rinia, shkolla që po mbyllen se nuk kanë nxënës. Numri i ulët i lindjeve në Gjirokastër dhe Korçë p.sh. lidhet me faktin që historikisht emigrojnë në Greqi, sepse në fund të fundit, fqinji ynë është vend i BE-së dhe shqiptarët gjejnë kushte më të mira qoftë të jetesës, qoftë të pagesës./tch

të fundit

Ivan Perisic arrin një tjetër rekord historik dhe vendoset përkrah Messit në Kupën e Botës

Ivan Perisic shënoi për t'i dhënë Kroacisë epërsinë kundër Portugalisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, por kroatët…

11 minutes ago

Mickoski: Ka ende hapësirë për marrëveshje për mënyrën e votimit të diasporës

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski përsëriti sot se pret që raporti i qershorit i BE-së të jetë më i miri,…

12 minutes ago

Donika Gërvalla nderon figurën e Ymer Elshanit gjatë vizitës në Shtëpinë Muze në Poklek të Drenasit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ymer Elshani në Poklek të…

19 minutes ago

Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, duhet ndërhyrje urgjente

Sapo ka nisur sezoni i perimeve të fushës, por për fermerët e Frakullës në Fier situata është alarmante. Megjithëse prodhimet…

28 minutes ago

Wanted for Call Center fraud, Granit Pepnika arrested in Dhërmi

Granit Pepnika, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që iu zhvati 50 milionë euro qytetarëve evropianë…

36 minutes ago

The Zvërnec Project / Kushner Company to FT: Its future will ultimately be determined by Albania and the Albanian people

Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan, është bërë temë e diskutimeve të gjera në median…

37 minutes ago