Categories: kosovëshqiperi

Presidenti/ja e Kosovës zgjidhet në këtë datë

Me 19 prill pritet që të mbahet seanca parlamentare në të cilën Vjosa Osmani do të zgjedhet Presidente e re e Kosovës.

Media merr vesh se tashmë është arritur pajtim që edhe deputetët nga opozita do të qëndrojnë në sallë për ta bërë kuorumin dhe Osmani do t’i ketë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente. Osmani do të jetë personi i pestë dhe vetëm gruaja e dytë në historinë e shkurtër të shteti të Kosovë që zë postin e presidentes.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, në muajin prill kur iu kishte konfirmuar aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale, Osmani kishte marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se në rastet e mungesës së përkohshme të Presidentit, kompetencat e tij i kalojnë Kryetari të Kuvendit. Por, vetëm për gjashtë muaj në maksimum.

“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, parasheh paragrafi i 3-të i këtij neni.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e nismës Guxo, Vjosa Osmani, një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Kurti për kryeministër e Osmani për presidente. Në zgjedhjet e fundit me gjithsej 300 mijë e 788, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka arritur rekordin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare.

 

të fundit

VIDEO/ Barcelona korr fitoren e parë në Champions

Barcelona ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertën e Njukasëll. Siç edhe pritej, sfida e vlefshme për raundin e parë…

4 minutes ago

Patris Berisha nuk fshihet më, ish-partneri i Tunës konfirmon romancën me Santiana Malokun

Pas një kohe të gjatë që janë përfolur për një romancë mes tyre, ish-partneri i Tunës, Patris Berisha dhe Santiana…

12 minutes ago

DOKUMENTI/ Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës firmosin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt

Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Relacioni i hartuar nga anëtarët…

46 minutes ago

Sali Berisha s’ka besim tek të vetët, i bën thirrje partive të tjera: Të gjejmë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, ju tregoj kush plotëson kushtet në PD

Kryedemokrati Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit "Opinion", komentoi procesin e nisur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për…

1 hour ago

Fjalimi i Diellës në Kuvend, Berisha: Ka ndodhur akti më i rëndë, u përdhunua Kushtetuta

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për tensionet në parlament paraditen e sotme. I ftuar në emisionin Opinion në…

2 hours ago

FSHF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me UNHCR, Presidenti Duka: Të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së refugjatëve përmes futbollit

Federata e Futbollit dhe UNHCR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) nënshkruan sot në ambientet…

2 hours ago