Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Panairin e Librit “Tirana 2023″, duke e cilësuar atë një bibliotekë të madhe shqiptare.
Begaj tha se në panair gjithçka “flet” shqip, me autorë shqiptarë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen.E gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që prej 26 vitesh ndjekin këtë traditë të mirë. Më gëzon shumë fakti që në stendat e këtij panairi promovojnë dije në gjuhën shqipe shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”.
None found
“U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh në shtëpinë e dijes të gjithë brezat, të mbush me urtësi dhe shpresë”, theksoi Begaj.
Presidenti Begaj u shpreh se “më gëzon shumë sidomos prania e fëmijëve dhe të rinjve, pasi ata janë brez i jetës virtuale, por ishin në këtë panair dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare”.
“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribuojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar”, tha Begaj.
Në kryeqytet u çel më 15 nëntor edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Tirana 2023”, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese. Nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, panairi u hap me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Panairi i Librit “Tirana 2023” do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor për vizitorët në Pallatin e Kongreseve./albeu.com
Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në…
Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës.Francezët kanë qenë më të mirë në 45 minutat…
Fenerbahce ka lëshuar dy pikë në shtëpi ndaj Slavia Pragës, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës…
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje për bashkëpunim…
Nga përditësimet e fundit bëhet me dije se deri në orën 21:00 të kësaj të marte, numri i të lënduarve…
Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…