Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për negociatat me opozitën për Presidetin e ri.
Nga Fieri Balla i ka bërë thirrje opozitës që të depozitojë zyrtarisht në Kuvend deri nesër në orën 16:00 emrin e kandidatit apo kandidatëve.
None found
“Ne jemi te gatshëm të mirëpresim kandidaura që vijnë nga opozita. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita. Në rast se këto propozime na vijnë ne do të themi opinionin tonë për kandidaturar. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00 koha është, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj Kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, Kushtetuta thotë 20. Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur t’i nisin.
Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që çdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptarëve në vlerësimin tonë se mund ta bëjë detyrën që përfaqëson presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës përfaqëson sipas neneve kushtetuese unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike. Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të Partisë Socialiste, por të të gjithë shqiptarëve.
Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, siç kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim së bashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do t’i qëndrojnë asaj që ranë dakord. Nuk do të propozojmë asnjë kandidat as të hënën në datë 23 as të hënën ne datë 30. Ne i qëndrojmë marrëveshjeve dhe ndaj shqiptarët i qëndrojnë marrëveshjeve me ne, sepse kemi bërë gjithçka që jemi angazhuar, natyrshëm duhet dhe mund të kishim bërë më shumë. Por siç e kemi thënë gjithmonë, ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka”, tha Balla
Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset shpalli mbrëmjen e së…
Barcelona ka ndjekur një qasje më diskrete gjatë afatit kalimtar të verës, me drejtorin sportiv Deco që ka punuar në…
Prodhuesit kinezë të automjeteve ende nuk kanë shitur asnjë automjet inteligjent të lidhura me rrjet në SHBA, por industria amerikane…
Automobilët elektrikë po bëhen shumë të preferuar tek blerësit gjermanë: pothuajse një nga tre automjetet e regjistruara për herë të…
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, ku vizitoi zonat e përfshira nga zjarret gjatë natës së kaluar…
Një gjykatë në Egjipt ka dhënë dënimin me vdekje për prezantuesen e njohur televizive Sarah Khalifa dhe 11 persona të…