shqiperi

Pr/ligji për privatizimin e pronës shtetërore, Berisha: Një ligj që u jep troje oligarkëve dhe trafikantëve të drogës

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shorehur mbrëmjen e sotme se sipas tij projektligji për privatizimin e pronës shtetërore është një ligj që u jep troje oligarkëve dhe trafikantëve të drogës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të lidhura

None found

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta të dashur qëndrestare e qëndrestarë, burra dhe gra të pamposhtur. Shpreh mirënjohjen e pakufishme për qëndresën tuaj, fjalët tuaja, dhe platformën e parlamentit të lirisë, me të cilat mbroni kauzën, mbroni të drejtën, të vërtetat e mëdha të këtij kombi dhe këtij vendi.

Miqtë e mi! Java që kaloi ishte një javë e zezë për lirinë e shqiptarëve. Ishte një javë e zezë në themele të shoqërisë shqiptare, pronës. Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.

Të dashur miq! Të vendosësh për ti dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro. Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.

Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë. Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë. Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.

të fundit

Barcelona monitoron talentin e Bournemouthit, klauzola e Rayanit arrin 150 milionë euro

Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndërruar në një…

3 hours ago

Albania Among Countries with the Fewest Female Judges in Europe

Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është ndër më të ulëtat në Europë dhe…

3 hours ago

Sarande Shooting: Thimjo Rubati’s Past, From Imprisonment in Greece to a Case Involving Customs Officers in Albania

50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë, pritet të transportohet drejt Janinës për…

3 hours ago

Attack on Thimjo Rubati: Perpetrators Suspected of Fleeing by Motorcycle, Searches Underway on Land and at Sea

Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…

3 hours ago

Conflict in Korçë, 18-Year-Old Stabbed and Suspect Detained

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…

3 hours ago

Konjufca Urges Kallas to Take a Stronger EU Stance on Paunoviq’s Statements

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të…

3 hours ago