shqiperi

Plagosi inxhinierin e ERE-s në Tiranë, efektivi Erjon Goxhara ende në arrati! Policia 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij! FOTO e të plagosurit

Efektivi Erjon Goxhara, që plagosi inxhinierin e ERE-s në zonën e Komunës së Parisit në Tiranës, është ende në kërkim. Policia ka vendosur në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e efektivit. Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e 45-vjeçarit Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregullator të Energjisë (ERE).

Dy akuza janë ngritur ndaj efektivit në drejtorinë e Kufirit në Laprakë, “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe o municionit”. Blutë e Tiranës ende nuk e kanë të qartë se me çfarë arme ka qëlluar polici, me atë të shërbimit, apo një armë tjetër që e ka pasur në përdorim pa leje. Efektivi dyshohet se fshihet në periferi të Tiranës, në zonën e Dajtit, ku janë përqendruar edhe kërkimet. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka bërë thirrje që të dorëzohet.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të 19 gushtit 2024. Efektivi 46-vjeçar ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për ‘motive të dobëta’, por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar.

Lorenc Kosta ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Efektivi ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosuri,  i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

6 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa Kosta është plagosur në këmbë e në bark dhe ndodhet ende në spital. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa subjekte private në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë marrë në pyetje familjarë të efektivit të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes efektivit dhe Kostës, ndërsa në pyetje janë marrë edhe dëshmitarë okularë.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

2 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

3 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

3 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

3 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

4 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

4 hours ago