shqiperi

Plagosi inxhinierin e ERE, del në gjykatë efektivi Erjon Goxhara! Kush e bindi të vetëdorëzohet dhe akuzat! Detajet e fundit

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë për efektivin e policisë Erion Goxhara, i cili plagosi me armë 45-vjeçarin në Tiranë

Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua. Erion Goxhara u vetëdorëzua në drejtorinë e kryeqytetit mbrëmjen e 21 gushtit, ku u shpreh se nuk kishte për qëllim të vriste 45-vjeçarin, Lorenc Kostën.

“Isha tek Komuna e Parisit me vajzën dhe ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës tonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Ai kaloi dy herë para tavolinës sime dhe më ngacmonte gjithmonë që të përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna.

Të hënën nuk durova më dhe e qëllova.  Kam çuar diku vajzën dhe jam kthyer ku edhe kam qëlluar ndaj tij.

Nuk kam dashur ta vras dhe prandaj qëllova poshtë.  Nuk e kam bërë me paramendim, dhe nuk kam patur për qëllim ta vras. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”, ka deklaruar Goxhara.

Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit, pas komunikimeve që ka pasur me familjarët, ndërkohë avokatët kanë bërë me dije se një ndihmesë të madhe për të bindur efektivin të vetëdorëzohej ka dhënë dhe drejtori i policisë së Tiranës,Tonin Vocaj.

të fundit

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

9 minutes ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

10 minutes ago

Juventus-Napoli përballen me 14 mungesa, lojtarët e padisponueshëm vlejnë afro 300 milionë euro

Juventusi dhe Napoli do të përballen në derbin e xhiros së dhjetë të Serie A të dielën, nga ora 20:45.…

11 minutes ago

“Marrëdhënia e krisur po shkon drejt fundit”/ Ilir Kulla: Veliaj u transferua në Fier pas përplasjes me Ramën për firmën e Bashkisë

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

14 minutes ago

Live me Luizin”/ Fero tregon se kur do të bëhej pjesë e “Big Brother

I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...

18 minutes ago

VIDEO/ Gabimet dhe mosha ngrenë pikëpyetje për Berat Gjimshitin, alarm edhe te Kombëtarja

Berat GjimshitiNë ndeshjen e zhvilluar mes Al-Diriyah dhe Noem SC, këta të fundit triumfuan 2 - 1, Arabia Saudite [...]Read…

23 minutes ago