shqiperi

PL: Qeveria me axhendë të qartë shpopullimi! Erisa Xhixho: Ministria e Arsimit gënjeu me shifrat e nxënësve

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho akuzon qeverinë për një axhendë të qartë shpopullimi. Emigrimi masiv sipas saj reflektohet në numrin e nxënësve që frekuentojnë arsimin parauniversitar, bazuar në të dhënat e Censit. Ndërsa Ministria e Arsimit sipas Xhixhos ka raportuar 32 mijë nxënës më shumë se numri real i atyre që frekuentojnë arsimin parauniversitar.

“Sipas censit, numri i individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar në vitin shkollor 2023-2024 ishte 317.213 nxënës, ndërsa sipas Ministrisë së Arsimit, arsimin parauniversitar gjatë këtij viti shkollor e ndoqën 349.827 nxënës. Pra, Ministria e Arsimit ka raportuar 32.614 nxënës më shumë, sesa janë ulur realisht në bankat e shkollës.
Praktikisht, ndryshe nga sa referon Ministria e Arsimit, janë 27 mijë nxënës më pak në sistemin 9-vjeçar, dhe rreth 5 mijë nxënës më pak në shkollat e mesme. Pra, Ministria ka raportuar shifra të fryra, për të mbuluar dështimin e saj në politikat arsimore, por edhe dështimin e qeverisë në politikat sociale’ tha sot Xhixho në një deklaratë për median nga selia e PL-së.

Të lidhura

None found

Deputetja Xhixho thotë se ministria e Arsimit ka gënjyer dhe se axhenda e shpopullimit të vendit është një projekt i Kryeministrit Rama.

Ministria e Arsimit ka gënjyer me numrin e nxënësve, dhe as censi qeveritar me shumë problematika nuk mundi ta mbulojë dot këtë gënjeshtër.
Ka gënjyer siç gënjeu studentët e degëve prioritare për bursa sa paga minimale, apo siç gënjeu mijëra nxënës me bursa studimi për në SHBA.

Axhenda e shpopullimit të vendit është një projekt i Kryeministrit Rama, ku rasti më flagrant janë studentët e mjekësisë. Në vend që të rriste pagat mjekëve dhe të krijonte më shumë kushte për ta, qeveria vendosi të luftojë largimin e mjekëve, me arrogancën e pushtetit duke i marrë peng diplomat e tyre.Humnera demografike drejt të cilës po shkon vendi, nuk shmanget as duke manipuluar shifrat, as duke u shitur shqiptarëve një sukses imagjinar.

të fundit

Shehaj on the 161st day of the protest: Albanians demand a change to the corrupt political class

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

5 minutes ago

Molotov cocktail thrown outside prime minister’s office after protest moves

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...] Read More... The post Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës appeared…

5 minutes ago

Police use water cannon on protesters amid tensions outside Ministry of Education

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...] Read More... The post Policia…

5 minutes ago

After hours of protest outside the Ministry of Education, protesters march toward the Prime Minister’s Office

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...] Read More... The post Pas disa orësh…

5 minutes ago

Superliga e basketbollit hap sot rrethin e dytë me dy përballje

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy përballjet e para të xhiros së tetë, e cila shënon edhe…

6 minutes ago

SDSM calls for investigation into Alta Bank’s entry into North Macedonia’s market

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…

6 minutes ago