Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, na ka njohur me Albi Jakovën, të riun shqiptar i cili shërben në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Harry S Truman” që pak ditë më parë ishin në ujërat shqiptare.
Ambasada shkruan se Albi lindi dhe u rrit në SHBA dhe se prindërit e tij u largua nga Shqipëria pas rënies së komunizmit.
None found
“Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990. Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t’ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Ai tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne patëm rastin të bisedonim me rreshterin Jakova, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte jashtëzakonisht i emocionuar për mundësinë për të takuar dikë që fliste shqip përtej familjes së tij. Mirë se erdhe në shtëpi, Albi” thuhet në postim.
Albi rrëfen jetën në Amerikë dhe rrugëtimin në marinën amerikane.
“Unë kam lindur në SHBA. E kam mamin nga Tirana dhe babin nga Durrësi. U futa në marinë një muaj pas gjimnazit në vitin 2018. Kur erdhi mami me babin në Amerikë ata punuan për 5 vite te shokët dhe familjet te një piceri, pastaj e blenë ata një piceri në Orlando. Gjuhën e mësova nga prindërit dhe familja. Në Shqipëri shkova për herë të parë kur isha 12-vjeç. Kur më pyesin shokët se ku është Shqipëria dhe si është Shqipëria, unë u them se është se është vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë” shprehet ai.
Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, me…
Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh…
Dashi Gjatë gjithë ditës do të jeni të gatshëm për të ndërmarrë disa iniciativa. Yjet ju këshillojnë të mbani veten…
Një 73-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur bar pranë…
Situata e krijuar nga zjarri në territorin e Bashkisë Krujë ka përshkallëzuar, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm…
Është kapur autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo është arrestuar…