shqiperi

“Përrallë nga e kaluara” në Lumière Film Festival, prezantohet para botës në gjuhën frënge

Për të dytin vit radhazi, kinematografia klasike shqiptare prezantohet para publikut europian në Festivalin prestigjioz ndërkombëtar të filmit FESTIVAL LUMIÈRE, në Lion, Francë, në qytetin ku lindi vetë kinematografia në fund të viteve 1800 nga Vëllezërit Lumière.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën të ditur se pas prezantimit të filmit të restauruar “Tana” në edicionin e vitit 2022, në Festivalin e sivjetshëm kuratorët kanë përzgjedhur filmin “Përrallë nga e kaluara” të regjisorit Dhimitër Anagnosti (1987) për t’u shfaqur në versionin e tij të restauruar në seksionin Thesare dhe Kuriozitete (Treasures & Curiosities).

Të lidhura

None found

Programi Thesare & Kuriozitete sjell 14 filma pak të njohur ose të harruar nga 13 vende të ndryshme të botës si: SHBA, Franca, Italia, Polonia, Shqipëria, Korea e Jugut, Madagaskari, Portugalia, Zvicra, etj., duke i dhënë audiencës një shans për t’u njohur me vepra të rëndësishme kinematografike ose për të (ri)zbuluar momente të historisë së filmave.

Festivali i filmit Lumière vlerëson arkivat e filmit anembanë botës për punën e tyre restauruese, e cila sjell në jetë kinemanë klasike. Të gjithë filmat e këtij seksioni mbajnë etiketën Lumière Classics.

Filmi “Përrallë nga e kaluara” do të ketë 2 shfaqje: Të premten, 20 tetor, ora 11.30 në Institutin Lumiere (Villa) dhe të shtunën, 21 tetor, ora 16:45 në Kinema Opera.

Restaurimi i këtij filmi u krye në vitin 2015 në studiot e Hungarian FilmLab në Budapest, financuar nga Ministria e Kulturës, një projekt i mbikqyrur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Restaurimi i filmave dhe subtitrimi i tyre në gjuhë të huaja janë në fokus të punës së AQSHF-së prej disa vitesh tashmë, me qëllim prezantimin e kinematografisë klasike shqiptare në botë, njohjen dhe studimin e trashëgimisë kombëtare filmike.

të fundit

Nga dhimbja e humbjes së prindërve brenda dy vitesh te goli që hyri në histori me Kanadanë: rrugëtimi i Stephen Eustaquios

Në minutën e 90+2-të të ndeshjes së Kanadasë kundër Afrikës së Jugut në raundin e 32-shes të Kupës së Botës,…

39 minutes ago

Lewandowski drejt Chicago Fire, marrëveshja e mbyllur dhe zyrtarizimi pranë

Ndërsa të gjithë sytë e botës së futbollit janë të fokusuar tek ngjarjet e Kupës së Botës, eksperti i njohur…

2 hours ago

The owner of Zanussi who held a customer hostage in Tirana, who is Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...] Read More... The post Pronari i Zanusit që…

2 hours ago

Habjon Hasani Mocks “Albanian Files”: It Could Turn Into an Indictment Against Rama

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

2 hours ago

Tuchel përshëndet rekordin e Harry Kane: Synimi i tij mbetet fitimi i Kupës së Botës

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…

3 hours ago

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...

3 hours ago