shqiperi

Përjashtohet për 15 vite nga sistemi i drejtësisë kreu i KLP-së, Alfred Balla

Alfred Balla, kreu i KLP-së është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u dha pasditen e sotme nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, dhe ka formë të prerë.

Kjo do të thotë se Balla nuk mund të drejtojë më KLP.

Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komsionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut.

“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

të fundit

Behrami: Specialja i paraqet viktimat e pretenduara të UÇK-së si kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar sërish ndaj verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë. “Trupi Gjykues, në përmbledhjen e…

3 minutes ago

Batmobilja e “Batman Returns” del në ankand, çmimi mund të shkojë deri në 7 milionë dollarë

Vetura ikonike e përdorur në filmin Batman Returns të vitit 1992 do të dalë në ankand më 23 nëntor në…

13 minutes ago

Mazda nuk heq dorë nga motorët me benzinë: ja arsyeja e strategjisë së saj

Mazda nuk dëshiron t’i japë fund motorëve me benzinë. Edhe pse prodhuesi japonez vitet e fundit ka prezantuar një sërë…

13 minutes ago

Vojvoda: Austria ka përvojë, por tifozët shqiptarë do të na japin forcë – flet edhe për Alabën

Mërgim Vojvoda thotë se Kosova është gati për ta dëshmuar kualitetin ndaj Austrisë.Ylli i Udineses ndër të tjera në konferencë…

13 minutes ago

Albin Kurti pezullon drejtorin Hysen Muzliukaj pas aktakuzës për keqpërdorim të detyrës

Kryeministri Albin Kurti pezulloi nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj. Sipas vendimit…

14 minutes ago

Gani Sejdiu vlerëson përgatitjen taktike të Kosovës në fitoren ndaj Irlandës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili…

14 minutes ago