shqiperi

Përdhunoi greken në stacionin e autobusit dhe u arrastis drejt vendlindjes, reagon policia shqiptare: 45-vjeçari u vetëdorëzua

Pas njoftimin nga Ministri i Brendshëm i Greqisë, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter njoftoi se falë bashkëpunimit me autoritet shqiptare bënë të mundur kapjen e shqiptarit të shpallur në kërkim me akuzën e përdhumit.

Tanimë ka ardhur njoftimi edhe nga Policia e Shtetit, e cila bën me dije se falë reagimit profesional dhe në kohë, u bë e mundur kapja dhe dorëzimi vullnetar te policie greke e 45 vjeçarit nga Vlora.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.

Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

të fundit

Trajneri Bradric plot besim: Malisheva do ta përmbysë Vllazninë në Kosovë

Trajneri i Malishevës Thomas Bradric thotë se ekipi i tij është i gatshëm për ta përmbysur Vëllazninë e Shkodrës dhe…

2 minutes ago

Plasin polemikat në Botëror, FIFA befason me vendimin e fundit para gjysmëfinales

FIFA i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit. Ismail Elfath, është besuar për të gjykuar gjysmëfinalen epike mes…

5 minutes ago

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për trotinetët: Nga 18 vjeç, pa pasagjerë dhe me helmetë

Nga sot zyrtarisht hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me të cilat vendosen rregulla më…

9 minutes ago

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me paraqitjen verore, pozon elegante nga deti

Kader Kicaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, këtë herë me një set të ri…

15 minutes ago

Bajrami: Situata në shëndetësi është kritike, korrupsioni qëndron prapa saj

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke…

15 minutes ago

Projektligji për tokat bujqësore, përplasje në komision: Gjiknuri voton kundër dhe largohet pas debatit me Manjën

Ditën e sotme,Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte shqyrtimi i…

16 minutes ago