shqiperi

Përballja me sëmundjen e rëndë/ Nuk pranonte të kurohej, Rezarta Reçi rrëfen fjalët e bashkëshortit që e bindën

Gazetarja, shumë e dashur për publikun, Rezarta Reçi ka folur për përballjen e saj me sëmundjen e rëndë nga e cila vuan. Ajo zbuloi se lajmin e përjetuan më keq familjarët e saj dhe të afërmit pasi ajo vetë e kishte kuptuar që kur i ishte shfaqur sëmundja, por kishte zgjedhur të heshtte dhe të mos kurohej duke e lënë jetën në duart e sëmundjes.

“Nuk doja të jetoja, nuk e konceptoja dot vetëm të sëmur, me kimio dhe në shtrat”, tregon gazetarja ne “Dola te Ola”.

Të lidhura

None found

As sëmundja dhe as mospranimi i kurimit nuk u prit mirë nga familjarët e gazetares dhe ka qenë pikërisht bashkëshorti i saj ai që e ka bindur që ajo të ndryshonte vendim.

“Mbaja derën hapur vajzës dhe mbesave, po ike ti do të iki dhe unë me ty”, ishin fjalët e tij që bën Rezartën të reflektonte.

Rezarta Reçi tregoi se nuk e mendonte dot veten të mos ngrihej nga krevati dhe ndau në program një nga bisedat e saj me doktorin, i cili i kishte thënë, “Jo vetëm do të ngrihesh nga krevati, por edhe do të kthehesh në radio”, gjë që ajo zbuloi se kishte ndodhur në tetor të këtij viti, “Jam rikthyer në radio, është një dashuri”.

Një moment shumë i bukur në program ishte kur në studio u shfaq një video-mesazh emocionues nga mbesa e Rezartës e cila i uronte gjyshes shërim sa më të shpejtë dhe i kërkonte që të mësonin biçikletën së bashku.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë gazetarja ka shkuar dy romane, në fillim “Kolonë Zanore” dhe disa muaj më pas “Zhbërja”. Ajo tha se me anë të librit ajo donte të shpaloste atë pjesë që po kalonte duke dëshmuar gjendjen e saj të brendshme dhe jo për të rënduar të tjerët.

të fundit

Remi: the law on the Specialist Chambers had a political impact; defending fellow fighters requires legal and diplomatic action

Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë…

1 minute ago

Prime Minister Peter Magyar welcomes President Shiroka Pula in Budapest

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë…

2 minutes ago

Sad news: Lea from his music video dies at 25; Alban Skënderaj’s heartfelt message to Rinesa: You lived life courageously like a…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…

3 minutes ago

Araujo rrëfen periudhën kur futbolli nuk i sillte më kënaqësi

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka folur për periudhën e vështirë që e detyroi të largohej nga futbolli vitin e…

4 minutes ago

She strangled her father with a wire; Fier Prosecutor’s Office sends daughter and mother who concealed the crime to trial

Prokuroria e Fierit,  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetase, nënë e bijë, të përfshira në vrasjen…

4 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare Lea e videoklipit të tij, Alban Skënderaj mesazh prekës për Rinesën: E jetove jetën me guxim si një…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…

22 minutes ago