Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka reaguar pas kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pasi sipas opozitës ai ka përfituar para nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij.
Sinaj ka hedhur poshtë çdo pretendim të tyre përmes një postimi në rrjetet sociale duke sqaruar se ai që prej 2017-s ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij gjatë kohës që ushtron mandatin e deputetit.
None found
“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruan deputeti i Vlorës në reagimin e tij.
Vetëm një ditë më parë opozita njoftoi se po përgatisin mocionin për heqjen e mandatit të Sinës dhe se do t’i kërkojë kuvendit ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…
Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…
Ilir Daja U mendua se Dinamo do të reagonte ndaj Teutës në javën e 7-të të Abissnet Superiore, por nuk…
Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një…
PSG është shndërruar në makthin e klubeve angleze në Ligën e Kampionëve. Fitorja e fundit 4-2 ndaj Manchester Cityt në…
Dashi Nesër do të keni energji për të nisur gjëra të reja. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe dëgjoni…